Shëndetësi

qer162020

Covid-19. Ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis: Askush nuk duhet ta mendojë mbylljen

Covid-19. Ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis: Askush nuk duhet ta mendojë mbylljen

Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, vlerëson se Shqipëria ka pasur shifra të menaxhueshme të rasteve të prekura me Sars-cov-2. Pavarësisht numrit në rritje të rasteve të reja, Solisi thekson se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin duke u mbrojtur. Askush nuk duhet të mendojë mbylljen e bizneseve apo qytetarëve në shtëpi, pasi pasojat janë shumë më të rënda.

"Në tre muaj kemi shënuar 37 humbje jete për shkak të Covid-19, ndërsa çdo ditë në Shqipëri humbin jetën mesatarisht 60 vetë për shkak të sëmundjeve të tjera. Pra, në tre muaj kemi humbur afro gjysmën e numrit ditor të vdekjeve. Nëse do të mbyllemi edhe një herë, do të kemi humbje jete për shkak të varfërisë", theksoi ish-ministri i Shëndetësisë.

Nuk mund të jetojmë duke u strukur si minjtë, vijon dr. Solisi, por duke u bërë më të përgjegjshëm e duke respektuar masat që tanimë dihen nga të gjithë.

I pyetur nga doktor33 në lidhje me atë që po ndodh në QSUT, ku pothuajse të gjitha shërbimet janë infektuar dhe ku çdo ditë ka raste mjekësh dhe pacientësh që infektohen në spital, dr. Solisi shprehet:

"Kjo nuk duhej të ndodhte. Mjekët, të parët duhet të ishin striktë, për të respektuar masat, pasi janë grupi më i riskuar. Duhen pajisur me mjete mbrojtëse të gjitha shërbimet pasi ka mungesa",  shprehet Solisi.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC