Shëndetësi

gus62020

Asnjë modifikim i densitetit të kockave pas menopauzës nuk është i lidhur me nitratet


Nitratet nuk kanë asnjë efekt në densitetin e kockave ose në treguesit e qarkullimit kockor, të përdorura për të parashikuar rrezikun e frakturës pas menopauzës. "Ja, cilat janë rezultatet e përmbledhura të një studimi të kryer mbi të dhëna të mëparshme që sugjeronin se trajtimi me nitrate mund të ketë efekte pozitive në shëndetin e kockave", thotë Mark Bolland nga Universiteti i Auklandit në Zelandë të Re, bashkautor i një artikulli të botuar në "Journal of Bone and Mineral Research".

Në veçanti, një studim mbi një gamë të gjerë pacientësh të trajtuar me nitrate, botuar në "Jama", zbuloi një shtim të konsiderueshwm në densitetin e kockave pas dy viteve ndjekjeje. "Sidoqoftë, studimi në "Jama" u tërhoq më vonë për shkak të sjelljes së diskutueshme nga autori kryesor", vëren studiuesi, i cili bashkw me kolegët ndërmori një studim të dyfishtë, me përzgjedhje rastësore, të kontrolluar nga placebo për tre barna të ndryshme të familjes së nitrateve, të administruara në dy doza të ndryshme në një grup grash me osteopeni postmenopauzale, të ndjekura për një vit.
"Treguesi kryesor i efikasitetit ishte ndryshimi në densitetin minerale kockor (BMD) të matur në nivelin shtyllës kurrizore, ndërsa ato dytësore përfshinin ndryshime në BMD në zona të tjera, ndryshime në shënuesit e qarkullimit të eshtrave dhe ngjarje anësore", thotë autori duke shtuar se nga 328 gra të regjistruara fillimisht, 27% nuk e toleruan terapinë, veçanërisht për shkak të dhimbjes së kokës, të raportuar në më shumë se gjysmën e rasteve. 240 pjesëmarrëset e mbetura (mosha mesatare 67.5 vjeç), të cilat toleruan trajtimin me nitrate orale me doza të ulëta, janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë medikamentin ose placebon.

Dhe, rezultatet flasin vetë. "Pas përllogaritjeve, nuk ka ndonjë ndryshim domethënës midis grupeve të trajtuara me nitrate ose placebo përsa i përket ndryshimit si të BMD-së, ashtu edhe shënuesve të qarkullimit kockor", shpjegon Bollandi. "Këto vëzhgime nuk ndryshojnë në asnjë mënyrë praktikën klinike aktuale pasi grave pas menopauzës nuk u përshkruhen nitrate për osteoporozën, por duhet t'u jepet fund hulumtimeve të mëtejshme klinike mbi këtë temë".

 

Jbmr 2020. Doi: 10.1002/jbmr.3982
https://doi.org/10.1002/jbmr.3982


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC