Shëndetësi

sht222020

Hipertensioni arterial. Telemonitorimi në farmaci përgjysmon rrezikun për iktus dhe infarkt

Sipas një studimi të sapobotuar në "Hypertension", njerëzit hipertensivë që ndjekin një program telemonitorimi në farmaci për të kontrolluar vlerat e presionit të gjakut, kanë rreth gjysmën e probabilitetit për të pësuar infarkt apo iktus, në krahasim me ata që përkundrazi, ndiqen nga mjeku i tyre i familjes.

Autorët, të udhëhequr nga Karen Margolis, drejtor ekzekutiv i hulumtimit në Institutin HealthPartners në Mineapolis, zbuluan se një infarkt, iktus, vendosja e stenteve ose shtrimi në spital për insuficiencë kardiake, ndodhi në 5.3% të grupit të telemonitorimit, krahasuar me 10.4% në grupin e kujdesit rutinë parësor. "Këto rezultate janë vetëm pak nën nivelin e rëndësisë statistikore dhe për këtë arsye, mund të jenë rastësore. Sidoqoftë, është për t'u habitur që të dhënat për ngjarjet serioze kardiovaskulare tregojnë kaq qartë përfitimin e telemonitorimit", komenton autorja, duke nënvizuar se në grupin e telemonitorimit u vunë re 15 ngjarje serioze kardiovaskulare, domethënë 5 sulme jofatale të zemrës, 4 iktuse jo fatale, 5 shtrime në spital për insuficiencë kardiake dhe një vdekje kardiovaskulare, plus dy vendosje stentesh, për një normë të përgjithshme të ngjarjeve prej 5.3%. Në të kundërt, 26 ngjarje serioze kardiovaskulare ndodhën në grupin e kujdesit rutinë parësor (11 sulme jofatale të zemrës, 12 iktuse jofatale, 3 shtrime në spital për insuficiencë kardiake përveç 10 vendosjeve të stenteve, me një normë të përgjithshme ngjarjesh prej 10.4%.

"Këto rezultate sugjerojnë që përdorimi i gjerë i telemonitorimit në farmaci mund të ndihmojë njerëzit me hipertension të pakontrolluar për të shmangur ngjarje serioze kardiovaskulare, duke ulur kostot e kujdesit shëndetësor", vazhdon Margolis. "Janë të nevojshme studime të mëtejshme për të kuptuar si mënyrën si duhet rritur numri i pacientëve të angazhuar në monitorimin afatgjatë të presionit të gjakut në shtëpi, ashtu edhe për të vlerësuar faktorët e rrezikut kardiovaskular dhe ngjarjet kardiovaskulare në një periudhë kaq të zgjatur".


Hypertension 2020. Doi: 10.1161/HYPERTENSIONAHA.120.15492
https://doi.org/10.1161/HYPERTENSIONAHA.120.15492


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC