Shëndetësi

mar52021

Maskat prej pëlhure, ose kirurgjikale nuk shkaktojnë probleme të frymëmarrjes në qetësi apo në aktivitet

Sipas një studimi të botuar në "Plos One", mbajtja e një maske prej pëlhure apo kirurgjikale, nuk rrezikon aftësinë e subjekteve për të marrë frymë në mënyrë efektive. "Dihet tashmë se maskat e fytyrës ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së Covid-19, por ne dimë gjithashtu që disa njerëz kanë probleme parehatie apo vështirësie në frymëmarrje ndërsa i mbajnë ato", shpjegon Steven Shein (Spitalet Universitare Rainbow Babies & Children's), autori kryesor i studimit.

Studiuesit matën rrahjet e zemrës, tensionin transkutan të dioksidit të karbonit dhe nivelet e oksigjenit në 50 vullnetarë të rritur që kishin kryer aktivitete të ndryshme që zgjasnin 10 minuta secili. Këto përfshinin uljen në qetësi dhe më pas ecjen me shpejtësi pa maskë, uljen në qetësi dhe pastaj ecjen me shpejtësi duke mbajtur maskë pëlhure, uljen në qetësi dhe pastaj ecjen me shpejtësi duke mbajtur maskë kirurgjikale. Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 33 vjeç dhe 32% e tyre thanë se vuanin nga një gjendje kronike si astma. Ekspertët vëzhguan se asnjë pjesëmarrës nuk zhvilloi nivele të ulëta të oksigjenit ose dioksidit të karbonit në gjak, ndërsa mbante maskë pëlhure apo kirurgjikale, qoftë në qetësi, qoftë gjatë aktivitetit.
Duke u bazuar në këto zbulime, studiuesit besojnë se rreziku që popullata e përgjithshme e rritur të ketë nivele të konsiderueshme anormale të oksigjenit ose dioksidit të karbonit kur mban një maskë pëlhure apo kirurgjikale është praktikisht zero.
"Ne shpresojmë që këto rezultate t'i sigurojnë njerëzit mbi faktin se trupi i tyre është në gjendje të shkëmbejë në mënyrën e duhur oksigjenin dhe dioksidin e karbonit edhe nëse ata mbajnë një maskë mbrojtëse për fytyrën", përfundojnë autorët.

 

PLOS One 2021. Doi: 10.1371/journal.pone.0247414
https://doi.org/10.1371/journal.pone.0247414


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC