Shëndetësi

pri62021

Alarm nga Japonia: varianti i ri redukton efikasitetin e vaksinës

Në një spital të Tokios është raportuar një mutacion i ri i coronavirusit, i cili arrin të reduktojë efikasitetin e vaksinave. Kanali televiziv publik NKH, ka raportuar se varianti, i titulluar E484K, u zbulua në 10 nga 14 pacientët e ekzaminuar në një spital të kryeqytetit gjatë muajit mars.
Për rreth dy muaj deri muajin e kaluar, thonë burimet, 12 nga 36 pacientë Covid janë infektuar, pavarësisht se nuk kishin udhëtuar kurrë dhe nuk ishin shoqëruar me njerëz të tjerë të cilët më pas rezultuan pozitivë për patogjenin. Lajmi vjen gjatë një vale të dytë infektimesh që prekën veçanërisht qytetin e Osakës dhe dy prefekturat e tjera të arkipelagut, Hyogo dhe Miyagi, ku sot kanë hyrë në fuqi kufizimet e ngjashme me ato të revokuara dy javë më parë në kryeqytet.

Në një seancë parlamentare, Kryeministri Yoshihide Suga u përpoq të zbuste tonet, duke deklaruar se ai nuk beson në afrimin e një vale të katërt dhe ka këmbëngulur në nevojën që qytetarët të jenë më vigjilentë. Më pak qetësuese janë deklaratat e kreut të komisionit mjekësor, në bashkëpunim të ngushtë me ekzekutivin, Shigeru Omi, i cili pranoi vështirësitë në kontrollimin e zakoneve të popullatës dhe përputhjen efektive me masat anti-pandemike, duke mos përjashtuar që shtimi i infektimeve që po ndodhin në Osaka, mund të përsëritet edhe në Tokio. "Vala e katërt do të jetë më e shpërndarë", tha Koji Wada, profesor në Universitetin e Tokios. "Duhet të nisim diskutimet mbi mënyrën e shtrirjes së masave specifike në Tokio".
Japonia po pret me padurim Olimpiadën, e cila do të fillojë pas 109 ditësh. Osaka ka anuluar kalimin e pishtarit olimpik, por kryeministri Suga ka përsëritur përsëri se Lojërat, të shtyra që nga viti 2020, do të mbahen siç është planifikuar.

"Në pritje të të dhënave shkencore mbi variantin E484K dhe rezistencën e tij të mundshme ndaj vaksinave, thotë Massimo Andreoni (drejtor shkencor i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale (SIMIT) dhe profesor i asociuar i Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Romës Tor Vergata), në përgjithësi, ekziston një shqetësim i madh në lidhje me mutacionet e virusit SarsCov2 dhe nevojën për të bërë një monitorim të mirë". Nga ana e tij, virologu Roberto Burioni (Universiteti Vita-Salute San Raffaele në Milano), bën thirrje për kujdes dhe, në një tweet, shkruan: "Vaksinat dhe variantet. T'i themi jo, "variantterrorizmit". Vaksinat funksionojnë".

Ideja e kundërshtimit të varianteve, shpjegon Andreoni, "është tashmë një garë me kohën: sa më shumë qarkullon virusi, aq më shumë tenton të ndryshojë dhe të krijojë variante të reja. Strategjia e vetme është të bllokojmë qarkullimin e virusit sa më shpejt të jetë e mundur dhe për ta bërë këtë, arma e vërtetë që kemi është vaksinimi. Prandaj, është thelbësore në këtë moment të përshpejtohet sa më shumë që të jetë e mundur fushata e vaksinimit, për të imunizuar sa më shpejt një numër të madh njerëzish, për të bllokuar virusin dhe për të parandaluar kështu origjinën e mutacioneve të tjera".

Në të njëjtën kohë, thekson ai, "është thelbësor shtimi i kapacitetit gjurmues të varianteve duke rritur aktivitetin e sekuencimit të virusit, në mënyrë që të kuptohet se çfarë po ndodh në të vërtetë në Itali dhe cilat janë shtamet që qarkullojnë". Një aktivitet që "po e kryejmë në Universitetin e Tor Vergatës, siç po bëhet në qendrat e tjera, por që duhet forcuar më tej". Nëse do të konfirmohej rezistenca e E484K ndaj vaksinave, përfundon Andreoni, "mendoj se do të ishte me vlerë të merret në konsideratë një ndalim i fluturimeve ajrore për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij varianti dhe varianteve të tjera dhe duhet të miratohen protokolle të rrepta nëse E484K ka ardhur tashmë në Evropë". Virologu Fabrizio Pregliasco i Universitetit Shtetëror të Milanos gjithashtu pajtohet me këtë hipotezë.
Aktualisht, në Itali, sipas të dhënave nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë, i ashtuquajturi variant anglez është bërë mbizotërues me një përhapje prej 86.7% (me vlera që variojnë midis rajoneve nga 63.3% në100%). Për variantin "brazilian", përhapja është 4.0% (0% -32.0%), ndërsa variantet e tjera të monitoruara janë nën 0.5%.

 

Burimi: MSN


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC