Shëndetësi

pri272021

Vaksinat me mRna për Covid-19. Njerëzit me alergji mund të imunizohen pa problem

Vaksinat Covid-19 janë të sigurta edhe për ata që kanë alergji të rënda ndaj ushqimit, barnave orale, lateksit dhe bletëve, sipas një studimi të botuar në "Journal of Alergy and Clinical Immunology: In Practice". Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA rekomandon që të mos u bëhen vaksina Covid-19 individëve me një histori të njohur reaksioni të rëndë alergjik ndaj ndonjë përbërësi të vaksinës. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshillojnë gjithashtu për njerëzit me histori të një reaksioni të menjëhershëm alergjik ndaj një vaksine ose ndonjë bari të injektuar, një vëzhgim 30 minutësh pas vaksinimit kundër Covid-19. Të gjithë individët e tjerë duhet të vëzhgohen për 15 minuta.

"Raportet e reagimeve të mundshme alergjike kanë ngritur shqetësimin e opinionit publik. Për të ofruar siguri dhe mbështetje gjatë fushatës globale të vaksinimit, alergologët duhet të ofrojnë udhëzime të qarta për individët, bazuar në informacionin më të mirë të disponueshëm, por gjithashtu në përputhje me rekomandimet e gjera të agjencive rregullatore", shpjegon Kimberly Blumenthal, nga Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit, autore e punimit.
Studiuesit kontrolluan të dhënat e më shumë se 65,000 njerëzve të imunizuar me vaksinat Pfizer e Moderna dhe zbuluan se reaksionet e rënda alergjike ishin shumë të rralla. Pas shtresëzimit të rrezikut, ekspertët sugjerojnë që një triazh fillestar me pyetje të thjeshta dhe të qarta është i mjaftueshëm për të identifikuar se kush mund ta bëjë vaksinën dhe se nuk është e nevojshme një vizitë alergologjike. Vetëm individët që kanë pasur një reaksion të mëparshëm të rëndë alergjik ndaj polietilen glikolit, një nga përbërësit e vaksinës, duhet të kërkojnë këshilla nga specialisti, i cili do të jetë në gjendje të kryejë teste për të hetuar çështjen.
"Me përvojën, ne jemi në gjendje të ngushtojmë ndjeshëm grupin e pacientëve me alergji të mëparshme të cilët kërkojnë vlerësimin e specialistit para vaksinimit Covid-19", përfundon Blumenthali.

 

J Allergy and Clinical Immunology: In Practice 2021. Doi: 10.1016/j.jaip.2020.12.047
https://doi.org/10.1016/j.jaip.2020.12.047 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC