Shëndetësi

maj42021

Tamponi nazofaringeal. Nëse nuk kryhet si duhet, mund të ndodhin komplikacione. Ja, se cilat

Një letër kërkimore e botuar në "Jama Otolaryngology - Head & Neck Surgery" theksoi rëndësinë e faktit që tamponet nazale për hulumtimin e Covid-19 të kryhen nga personeli i trajnuar siç duhet. "Ne studiuam frekuencën dhe llojin e komplikacioneve që u shfaqën pas një tamponi nazal Covid-19", shpjegon Anni Koskinen, nga Universiteti i Helsinkit, Finlandë, nënshkruesi i parë i letrës.

Studiuesit kontrolluan për konplikacione të mundshme nga tamponi nazal te pacientët e vizituar në spitalin e Helsinkit për një periudhë shtatë-mujore. Ata më pas morën numrin e testeve Covid-19 të kryera në spital (1.6 milionë) gjatë së njëjtës periudhë nga Instituti Finlandez për Shëndet dhe Mirëqenie. Mjekët identifikuan tetë pacientë me komplikacione në urgjencë, duke përfshirë shtatë gra dhe një burrë të moshës 14 deri në 78 vjeç. Katër prej tyre kishin gjakderdhje nga hunda pas testit me tampon nazal, katër të tjerë shkuan në spital menjëherë pas testit për shkak të tamponëve të prishur që u bllokuan në kavitetin nazal. Asnjë nga këta tetë pacientë nuk doli pozitiv për infeksionin Sars-CoV-2. Frekuenca e komplikacioneve që kërkonin trajtim në urgjencë ishte 1.24 për 100,000 teste SARS-CoV-2 të kryera. Nga këta tetë pacientë, një kishte kryer operacion në hundë, një tjetër vuante nga kongjestioni nazal në kohën e testit dhe të tjerët kishin një çrregullim hematologjik, sëmundje kardiovaskulare ose po merrnin barna antikoagulante.

Mjekët hoqën tamponët e prishur përmes endoskopisë nazale nën anestezi lokale, por trajtimi për hemorragjitë nazale ka kërkuar më shumë kohë, domosdoshmëri barnash, tamponë hemostatikë dhe procedura kirurgjikale dhe endovaskulare. "Të gjitha komplikacionet duket se përfshinin një teknikë të gabuar të marrjes së mostrave: përdorimi i tepruar i forcës ose një drejtim të tepruar kranial të tamponit", shpjegojnë ekspertët. Për të shmangur komplikacionet, ata theksojnë se sa themelore janë teknikat korrekte të marrjes së mostrave, të cilat marrin parasysh strukturat anatomike të kavitetit nazal. Forca nuk duhet të përdoret kurrë, veçanërisht te pacientët me operacione të mëparshme të njohura në hundë ose në bazën e kafkës dhe tamponi duhet të drejtohet përgjatë dyshemesë nazale, jo shumë anash dhe as shumë kranialisht.

 

JAMA Otolaryngology - Head & Neck Surgery 2021. Doi: 10.1001/jamaoto.2021.0715
http://doi.org/10.1001/jamaoto.2021.0715


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC