Shëndetësi

maj42021

Pasaporta Covid. Jo të gjithë shqiptarët do të mund të udhëtojnë drejt BE-së

Shqiptarët nuk do të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian, ndonëse janë të vaksinuar dhe vendi ynë tanimë konsiderohet në një situatë të mirë epidemiologjike. Komisioni Evropian iu ka propozuar vendeve anëtare të BE-së të lehtësojnë masat kufizuese dhe të lejojnë lëvizjen e personave që janë vaksinuar kundër Covid-19 dhe ata që e kanë kaluar sëmundjen e shkaktuar prej tij, por, do të mund të lëvizin vetëm ata persona që e vërtetojnë se e kanë kaluar Covid-19 dhe ata që kanë krijuar imunitet me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave. EMA, deri më tani, ka aprovuar vaksinat e kompanive Pfizer/Moderna, Johnson&Johnson dhe AstraZeneca. Vaksina ruse, Sputnik po pret sakaq verifikimin nga EMA dhe dritën jeshile për përdorim edhe në BE.

Shqiptarët janë vaksinuar me Pfizer, kryesisht mjekët, me Astrazeneca mësuesit dhe pjesa dërmuese është vaksinuar me coronavac të kompanisë kineze Sinovac e cila sapo ka nisur të shqyrtohet nga EMA. Disa të tjerë janë vaksinuar me vaksinën Sputnik me të cilën do t'u lejohet të udhëtojnë pasi është marrë në shqyrtim nga EMA dhe pritet miratimi i saj.

Ministria e Shëndetësisë thotë se të mërkurën pritet të mblidhet komiteti i ekspertëve për të lehtësuar ose jo masat e ndërmarra 10 ditë më parë, pasi emigrantëve që vinin nga Greqia apo Maqedonia e Veriut deri të hënën që lamë pas, në 12 të natës, u duhej të bënin 14 ditë karantinë, duke qenë se këto dy vende u konsideruan me risk të lartë. Ndërkohë, ky vendim nuk vlen për ata që kanë hyrë këtë të martë sepse vendimi aq e kishte fuqinë dhe ka skaduar në mesnatën e kaluar, kur në fakt do të duhej që Komiteti i Ekspertëve t'i kishte paraprirë.

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC