Shëndetësi

maj112021

Agonistët alfa2-adrenergjikë dhe stimuluesit, për fëmijët parashkollorë me deficit të vëmendjes

Në një shqyrtim retrospektiv të regjistrave mjekësorë të fëmijëve parashkollorë me çrregullim të deficitit të vëmendjes/hiperaktivitet (ADHD) u vërejt një përmirësim në shumicën e pacientëve të vegjël të trajtuar me agonistë alfa2-adrenergjikë ose stimulues, me profile të ndryshme të efekteve të kundërta, në varësi të klasës farmakologjike. "ADHD-ja diagnostikohet te rreth 2.4% e fëmijëve parashkollorë. Stimuluesit rekomandohen si trajtim i barnave të linjës së parë, por deri në 25% e fëmijëve parashkollorë me ADHD trajtohen me barna agoniste alfa2-adrenergjike, pavarësisht provave minimale të efikasitetit të tyre ose efekteve anësore në këtë grupmoshë", shpjegon Elizabeth Harstad (Spitali i Fëmijëve në Boston), autore kryesore e punimit.

Për të përcaktuar frekuencën e përmirësimeve të raportuara në simptomat e ADHD-së dhe efektet anësore të lidhura me agonistët alfa2-adrenergjikë dhe me barnat stimuluese te fëmijët parashkollorë, studiuesit shqyrtuan kartelat elektronike të shtatë ambulatorëve të sjelljes pediatrike në SHBA. Janë nxjerrë të dhëna nga 497 fëmijë nën moshën 6 vjeç të trajtuar me një agonist alfa2-adrenergjik ose bar stimulues për ADHD-në. Mosha mesatare e fëmijëve ishte 62 muaj në fillimin e trajtimit për ADHD dhe 409 fëmijë (82%) ishin djem. Për trajtimin fillestar, agonistët alfa2-adrenergjikë iu përshkruan 175 fëmijëve (35%; kohëzgjatja mesatare e përdorimit të agonistëve alfa2-adrenergjikë, 136 ditë) dhe stimulues për 322 fëmijë (65%; kohëzgjatja mesatare e përdorimit të stimuluesve, 133 ditë). Një përmirësim u raportua në 66% të fëmijëve që filluan agonistët alfa2-adrenergjikë dhe në 78% të fëmijëve që filluan stimuluesit. Përgjumja gjatë ditës ishte më e zakonshme tek ata që merrnin agonistë alfa2-adrenergjikë sesa tek ata që morën stimulues (38% kundrejt 3%). Efektet e tjera anësore janë raportuar më shpesh nga fëmijët që marrin stimulues sesa nga ata që morën agonistë alfa2-adrenergjikë, përfshirë ndryshimet e humorit/nervozizmin (50% kundrejt 29%), rënien e oreksit (38% kundrejt 7%) dhe vështirësinë për të fjetur (21% krahasuar me 11%).

Sipas ekspertëve, do të nevojiten më shumë kërkime për të vlerësuar efikasitetin krahasues të agonistëve alfa2-adrenergjikë kundrejt stimuluesve. "Ndërsa duhet të mësohet shumë më tepër rreth efikasitetit krahasues të trajtimit farmakologjik për ADHD-në parashkollore, ky studim ofron bazën për studime të mëtejshme", shkruan në një editorial shoqërues Tanya Froehlich (Spitali i Fëmijëve në Cincinnati).

 

JAMA 2021. Doi: 10.1001/jama.2021.6118
http://doi.org/10.1001/jama.2021.6118

JAMA 2021. Doi: 10.1001/jama.2021.5603
http://doi.org/10.1001/jama.2021.5603 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC