Shëndetësi

kor232021

Studimi zbulon lidhjen mes proteinave muskulore dhe diabetit të tipit 2

Në një studim të botuar në revistën "iScience", studiuesit e Universitetit të Helsinkit, të Spitalit Universitar të Helsinkit dhe Institutit për Kërkime Mjekësore të Fondacionit Minerva hulumtuan lidhjen midis proteomës së muskujve skeletorë dhe diabetit të tipit 2, duke zbuluar se përqendrimi i proteinave muskulare mitokondriale zvogëlohet ndjeshëm në paradiabet, duke konfirmuar rëndësinë e mitokondrisë muskulore në zhvillimin e diabetit të tipit 2.

"Para fillimit të sëmundjes, janë shpesh të dukshme anomalitë e metabolizmit të glukozës, më të lehta se ato që lidhen me diabetin. Termi i përdorur në raste të tilla është paradiabeti, i cili në rreth 5-10% të njerëzve shndërrohet në diabet 2 brenda një viti ndjekjeje", thotë Heikki Koistinen, studiues në Departamentin e Mjekësisë në Universitetin e Helsinkit dhe koordinatori i studimit, i cili së bashku me kolegët analizuan përbërjen proteinike të 148 mostrave të marra nga muskujt e kofshës te burrat te të cilët toleranca ndaj glukozës ndryshonte nga normalja në paradiabet dhe deri në diabetin e tipit 2. Përdorimi i spektrometrisë së masës ka bërë të mundur identifikimin e mbi 2,000 proteinave muskulore, nga të cilat dhjetëra ishin prodhuar tashmë në sasi të reduktuara te paradiabetikët. Por ndryshimet më të rëndësishme janë parë te pacientët me diabet 2, ku përqendrimi i më shumë se 400 proteinave ishte ulur, krahasuar me normalen. Dhe shumica e tyre ishin të lidhura me metabolizmin energjetik mitokondrial. Por jo vetëm kaq: studiuesit vunë re edhe anomali, si në paradiabet, ashtu edhe në diabetin e tipit 2, në përqendrimin e një serie fosfoproteinash që kanë aftësinë të ndikojnë në metabolizmin dhe në funksionin e muskujve.

"Këto vëzhgime mund të çojnë në qëllime të shumëfishta, përfshirë kërkimin për shënjestra të reja farmakologjike. Sidoqoftë, tashmë ekziston një terapi e shënjestruar e shkëlqyer dhe ekonomike: aktiviteti fizik i rregullt shton numrin e mitokondrive muskulare dhe përmirëson metabolizmin", shpjegon Koistineni. Më tej, përfundon: "Rreziku i zhvillimit të diabetit të tipit 2 mund të përgjysmohet duke rënë në peshë, duke shtuar aktivitetin fizik dhe duke ndjekur një dietë të shëndetshme".

 

iScience 2021. Doi: 10.1016/j.isci.2021.102712
https://doi.org/10.1016/j.isci.2021.102712


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC