Shëndetësi

sht282021

Covid-19. Roli mbrojtës i interferonit I. Të dhënat nga studimi i institutit italian

Një ekip studiuesish (Universiteti San Raffaele, Milano, Poliklinika Tor Vergata, Universiteti i Padovës, Metabolic Fitness Association), të koordinuar nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISS) në Itali, ka publikuar në Plos Pathogens një studim mbi mekanizmat e përgjigjeve imune të lindura në patogjenezën e Covid-19. Sipas të dhënave, përgjigjja imune e lindur e stimuluar nga interferoni (IFN) i tipit I, lëshuar nga qelizat dendritike plazmacitoide (pDC) në fazën fillestare të infeksionit Sars-CoV-2, luan rol kyç në parandalimin e përparimit të sëmundjes Covid-19.

"Ne studiuam ndërveprimin e hershëm midis Sars-CoV-2 dhe qelizave të sistemit imunitar në një model eksperimental in vitro të bazuar në qelizat e gjakut periferik të njeriut - shpjegon Eliana Coccia nga ISS-ja, që ka qenë në krye të studimit - dhe pamë që edhe në mungesë të përsëritjejes virale produktive, virusi favorizon një lëshim të rëndësishëm të IFN-ve të llojeve I dhe III, të citokinave dhe kemokinave inflamatore (domethënë, molekula që veprojnë si ndërmjetësuese të imunitetit natyror dhe përgjigjes inflamatore), të njohura për kontributin e tyre në stuhinë e citokinave të vërejtura në Covid-19. Ishte interesante të vëzhgoja se IFN-ja e tipit I, e lëshuar nga pDC-ja, është në gjendje të stimulojë përgjigjen antivirale në qelizat epiteliale pulmonare të infektuara".
Duke u nisur nga këto evidenca in vitro, studiuesit karakterizuan fenotipin e pDC-ve dhe ekuilibrin midis citokinave antivirale dhe citokinave pro-inflamatore të pacientëve Covid-19, bazuar në ashpërsinë e sëmundjes. Kështu, ata vunë re se shprehja e shënjuesit PD-L1 në sipërfaqen e PDC-ve, ashtu si dhe frekuenca e tyre në gjakun periferik, shfaq dallime nëse pacienti është asimptomatik ose nëse ka simptoma të rënda.

"Subjektet asimptomatike - vazhdon Nicola Clementi nga Universiteti Vita-Salute San Raffaele - kanë në qarkullim pDC që lëshojnë IFN të tipit I dhe këto të dhëna kombinohen në mënyrë të përkryer me nivele sierike shumë të larta të këtyre faktorëve dhe me induksionin e gjeneve antivirale të stimuluara nga i njëjti IFN. Në të kundërt, pacientët e shtruar në spital me Covid-19 të rëndë tregojnë një frekuencë shumë të ulët të PDC-ve në qarkullim, me një fenotip inflamator dhe nivele të larta të kemokinave dhe citokinave pro-inflamatore në serum".
"Studimi ynë - përfundojnë autorët - konfirmon rolin vendimtar dhe mbrojtës në sëmundjen Covid -19 të boshtit pDC/IFN të tipit I, të kuptuarit më të mëdha të të cilit mund të kontribuojë në zhvillimin e strategjive të reja farmakologjike dhe/ose terapive që synojnë rritjen e përgjigjes së pDC-ve që në fazat e hershme të infeksionit Sars-CoV-2".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC