Shëndetësi

nën252021

Psoriaza. Merret në studim terapia që mbron nga recidivat

Pas ndërprerjes së ustekinumabit, recidiva e psoriazës me pllaka nuk vonohet nga terapia me abatacept, e cila nuk është në gjendje të mbajë supresionin molekular patogjen të ndërmjetësuar nga IL-23 në lezionet kutane. Këto janë rezultatet e studimit PAUSE (Psoriasis Treatment with Abatacept and Ustekinumab: a Study of Efficacy), studim klinik me përzgjedhje rastësore, dyfish i verbër, kontrolluar me placebo, me modelim paralel, kryer në 10 qendra amerikane dhe kanadeze. Rezultatet janë botuar në Jama Dermatology.

Regjistrimi i pjesëmarrësve, të gjithë të rritur me psoriazë me pllaka të moderuar/të rëndë, të trajtuar me ustekinumab në fazën fillestare, nisi më 19 mars 2014 dhe përfundoi më 11 prill 2016. Ata që iu përgjigjën ustekinumabit në javën e 12-të u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të vazhduar me barin, ose për të filluar abataceptin. Trajtimi u ndërpre në javën e 39-të dhe pjesëmarrësit u ndoqën për recidivën e psoriazës deri në javën e 88-të. "Gjithsej 108 pjesëmarrës u trajtuan me ustekinumab, ndërsa 91 u përzgjodhën në mënyrë rastësore për trajtimin e verbër", shpjegon autorja e parë Kristina Harris (Biomarker and Discovery Research, Rrjeti i Tolerancës Imunologjike, Universiteti i Kalifornisë, San Francisko), duke specifikuar se pjesëmarrësit e mbivendosur në terapinë me abatacept ose ustekinumab, kanë pasur një recidivë midis javëve 12 dhe 88. Koha mesatare e recidivës nga doza e fundit e ustekinumabit ishte gjithashtu e ngjashme në të dyja grupet: 36 javë në grupin e abataceptit dhe 32, për ustekinumabin. Të ngjashme kanë qenë edhe frekuenca dhe shkalla e ngjarjeve të padëshiruara. Së fundi, abatacepti nuk e ruajti supresionin molekular patogjen të psoriazës të ndërmjetësuar nga IL-23 në lezione, pas ndërprerjes së ustekinumabit dhe nivelet e IL-19 në serum u rritën.

"Identifikimi i interleukinës (IL) -17 dhe IL-23 si ndërmjetës kryesorë në patogjenezën e psoriazës dhe zhvillimin e barnave të reja biologjike që synojnë këto rrugë, janë hapa të rëndësishëm drejt kontrollit të sëmundjes", komenton në një editorial Kamran Ghoreschi (Departamenti i Dermatologjisë, Venerologjisë dhe Alergologjisë në Charité-Universitätsmedizin Berlin). Dhe ai përfundon: "Studime si ai i Harrisit dhe kolegëve na ndihmojnë për të optimizuar regjimet e trajtimit dhe, shpresojmë, për të parandaluar rikthimet e psoriazës me strategji të personalizuara.

 

JAMA Dermatology 2021. Doi: 10.1001/jamadermatol.2021.3492
http://doi.org/10.1001/jamadermatol.2021.3492


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC