Shëndetësi

shk172022

Holanda heq Green Pass-in: "Shpresojmë që kjo të jetë konferenca e fundit për Covidin"

Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë në Holandë, ku janë hequr pothuajse të gjitha kufizimet. Detyrimi për të mbajtur maskë, qëndron vetëm në transportin publik dhe në atë ajror.


Që nga 25 shkurti, Holanda nuk do ta kërkojë më Green Pass-in dhe do të hiqen pothuajse të gjitha kufizimet anti-Covid. Do të mbetet në fuqi vetëm detyrimi për t'u testuar për ata që duan të marrin pjesë në evente të mbyllura me mbi 500 vetë dhe detyrimi për të mbajtur maska në transportin publik tokësor dhe në atë ajror. Për pjesën tjetër, siç tha ministri i Shëndetësisë Ernst Kuipers, shpresa e qeverisë holandeze është që tani e tutje të mos ketë më konferenca për shtyp për coronavirusin.

Më e fundit duhet të jetë ajo e 15 shkurtit, gjatë së cilës Kuipersi njoftoi kthimin (pothuajse) në normalitet pas garancive të ekspertëve qeveritarë të shëndetësisë, sipas të cilëve vendi ka kaluar kulmin e variantit Omicron. Paketa e parë e kufizimeve do të skadojë që të premten dhe do t'u lejohet restoranteve dhe bareve të mirëpresin klientët pa maska. E njëjta gjë do të zbatohet për të gjitha ambientet e brendshme, duke përfshirë diskotekat, muzetë, teatrot dhe kinematë, ku distanca sociale nuk duhet të respektohet më. Përjashtim do të bëjnë vetëm transporti publik tokësor dhe ai ajror, ku detyrimi për të mbajtur maskë do të mbetet. Ndërsa për eventet e mëdha në mjedise të brendshme me më shumë se 500 vetë, do të kërkohet vetëm një test.

Nga 25 shkurti, pra, i jepet fund Green Pass-it. "Vendi do të rihapet. Gjithçka do të rihapet me hapa të mëdhenj - tha Kuipersi, - por ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kemi parasysh faktin që mund të vijë një variant tjetër", përfundoi ai.

 

Burimi: Europa Today


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC