Shëndetësi

shk252022

Statinat. Efektet anësore janë mbidiagnostikuar. Të dhënat që sjell metaanaliza

Studimi më i madh në botë tregon se më pak se 10% e pacientëve në terapi vuajnë nga efektet anësore të shkaktuara nga statinat. Një në dy pacientë ndërpresin statinat, reduktojnë dozën ose i marrin ato në mënyrë të çrregullt sepse mendojnë se barnat për uljen e kolesterolit shkaktojnë dhimbje muskulore dhe efekte të tjera anësore. Një studim i ri me mbi katër milionë pacientë ka treguar se prevalenca e vërtetë e intolerancës ndaj statinave në mbarë botën është rreth 6-10%.

 

Intoleranca ndaj statinave është mbivlerësuar dhe mbidiagnostikuar

Disa prova të qarta tregojnë se trajtimi me statina bën një dallim të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Statinat janë ndër barnat më të rekomanduara. Megjithatë, deri më tani, nuk ka qenë e qartë se sa për qind e njerëzve janë vërtet intolerantë ndaj barit, pasi studimet dhe bazat e të dhënave ofrojnë raporte jokonsistente që sugjerojnë se mund të variojë nga 5 deri në 50%. Kështu, studiuesit kryen një metaanalizë të 176 studimeve me 4,143,517 pacientë në mbarë botën. Qëllimi ishte identifikimi i prevalencës së përgjithshme të intolerancës ndaj statinave, sipas kritereve të ndryshme diagnostikuese dhe faktorëve që mund të çonin në një rrezik më të madh për intolerancë ndaj medikamentit. Ata zbuluan se prevalenca e përgjithshme e intolerancës ishte 9.1% dhe ishte më e ulët kur u vlerësua sipas kritereve diagnostikuese të Shoqatës Kombëtare të Yndyrave, Panelit Ndërkombëtar të Ekspertëve të Yndyrave dhe Shoqatës Evropiane të Aterosklerozës, përkatësisht me 7%, 6.7% dhe 5.9%. Autorët deklaruan se rezultatet tregojnë që intoleranca ndaj statinave është mbivlerësuar dhe mbidiagnostikuar në shumicën e rasteve dhe se afërsisht 93% e pacientëve në terapi me statina, mund të trajtohen në mënyrë efektive, me tolerancë të shkëlqyer dhe pa probleme sigurie.

 

Ja, kush është më i rrezikuar nga intolerance. Duhet vlerësuar efekti nocebo

"Gjetjet tona theksojnë se simptomat e pacientëve duhet të vlerësohen me shumë kujdes, së pari për të parë nëse simptomat shkaktohen nga statinat dhe, së dyti, për të vlerësuar nëse mund të jenë perceptimet e pacientëve që statinat janë të dëmshme - i ashtuquajturi efekt nocebo - përgjegjës për më shumë se 50% të të gjitha simptomave.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se të moshuarit, femrat, racat me ngjyrë ose aziatike, obezë ose diabetikë me insuficiencë hepatike apo renale kronike kishin më shumë gjasa të ishin intolerantë ndaj statinave. Përveç kësaj, barnat për të kontrolluar rrahjet e parregullta të zemrës, bllokuesit e kanaleve të kalciumit, përdorimi i alkoolit dhe dozat më të larta të statinave u shoqëruan me një rrezik të shtuar për intolerancë. "Është jashtëzakonisht e rëndësishme të njihen këta faktorë rreziku, që të mund të parashikojmë në mënyrë efektive nëse një pacient i caktuar është në rrezik më të lartë për intolerancë ndaj statinave. Më pas, mund të shqyrtojmë paraprakisht mënyra të tjera për t'i trajtuar ato në mënyrë që të reduktojmë rrezikun kardiovaskular dhe të përmirësojmë aderencën në trajtim. Kjo mund të përfshijë doza më të ulëta të statinave, terapi të kombinuar dhe përdorimin e barnave novatore", tha profesor Banach, autor i studimit.
Si përfundim, statinat mund të përdoren në mënyrë të sigurt nga shumica e pacientëve, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për reduktimin e niveleve të kolesterolit dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

 

Dr. Paolo Levantino
Farmacist klinik dhe gazetar shkencor

Burimet:
European Heart Journal, 2022;, ehac015,
https://doi.org/10.1093/eurheartj/ehac015


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC