Shëndetësi

mar152022

Ekspozimi ndaj kimikateve gjatë shtatzënisë, shkaktar për vonesat në të folur dhe në zhvillimin neurologjik të fëmijëve

Sipas një studimi të botuar në Science, grupi i substancave kimike mjedisore ndaj të cilave ekspozohen gratë shtatzëna, ndërvepron me sistemin endokrin dhe shton rrezikun e problemeve neurologjike te të sapolindurit, me një ndikim negativ veçanërisht tek e folura e tyre. "Kimikatet që çrregullojnë sistemin endokrin (EDC) ndërveprojnë me rregullimin fiziologjik të hormoneve. Njerëzit janë të ekspozuar ndaj EDC-ve të ndryshme, por rregullimi kimik bazohet tërësisht në vlerësimin e rrezikut të përbërjeve të veçanta", shpjegon Nicolò Caporale (Instituti Evropian i Onkologjisë, Universiteti i Milanos), autori kryesor i studimit. "Megjithatë, gjetjet tona nënvizojnë nevojën për të marrë në konsideratë përzierjet e përbërjeve gjatë testimit kimik dhe vlerësimit të rrezikut, duke siguruar një panoramë që do të udhëheqë strategjitë e menaxhimit të rrezikut", vazhdon ai.

Studiuesit përcaktuan rrugët molekulare dhe përgjigjet ndaj dozës, që mund të gjurmohen në ekspozimet njerëzore, për të përmirësuar praktikat aktuale të vlerësimit të rrezikut dhe kryen një studim në tre faza. Së pari, me studimin SELMA, i cili përfshiu 2000 gra të ndjekura nga fillimi i shtatzënisë derisa fëmijët arritën moshën shkollore, ata identifikuan një përzierje kimikatesh në gjakun dhe urinën e grave, të cilat përfshinin ftalate, bisfenol A (BPA) dhe përbërje perfluorurate (PFAS), të shoqëruara me një vonesë në zhvillimin e të folurit te fëmijët në moshën 30-muajshe.
Në vijim, përmes studimeve më të thelluara, ata zbuluan objektivat molekularë që, të goditur nga përbërja, ndryshuan qarqet endokrine dhe gjenet. Duke përdorur rezultatet e studimeve, studiuesit zhvilluan metoda specifike të vlerësimit të rrezikut për përzierjen e substancave dhe propozuan pragje të reja rreziku. Nga analiza e të dhënave me pragjet e reja, rezultoi se 54% e grave shtatzëna kishin ekspozime që rrisnin rrezikun e vonesës së të folurit te fëmijët e tyre.

Science 2022. Doi: 10.1126/science.abe8244
http://doi.org/10.1126/science.abe8244


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC