Shëndetësi

pri82022

Alergjitë te të rriturit. Rreziqe të mundshme nga produktet për lëkurën, që përmbajnë qumësht dhie

Sipas një letre kërkimore të botuar në Clinical & Experimental Allergy, njerëzit që vuajnë nga sëmundjet inflamatore dermatologjike duhet të shmangin përdorimin e produkteve të lëkurës që përmbajnë derivate ushqimore të tilla si qumështi i dhisë. Tregtimi i produkteve të lëkurës që rrjedhin nga qumështi i dhisë, është i gjerë dhe i synuar për pacientët me lëkurë të ndjeshme, të cilët zakonisht vuajnë nga sëmundje dermatologjike inflamatore.

Te pacientët me sëmundje të tilla si dermatiti atopik, lidhja midis përdorimit të produkteve të lëkurës që përmbajnë alergjenë ushqimorë dhe sensibilizimit sistemik ndaj ushqimeve të tilla është demonstruar për disa ushqime, duke përfshirë kikirikët, tërshërën dhe hikrrën. "Janë raportuar katër raste të individëve që kanë zhvilluar alergji ndaj qumështit të dhisë duke përdorur produkte të lëkurës të destinuara për trajtimin e dermatitit atopik që përmbajnë qumësht dhie. Kjo është shqetësuese, duke qenë se produktet që përmbajnë derivate ushqimore reklamohen si një mënyrë më e shëndetshme dhe më natyrale për të menaxhuar sëmundje të ndryshme të lëkurës", shpjegon Joseph De Luca (Spitali Mbretëror i Melburnit dhe Universiteti i Melburnit, Australi), autori kryesor i punimit.

Studiuesit vlerësuan të dhënat e shtatë pacientëve me sëmundje inflamatore të lëkurës, të cilët përjetuan një reaksion të rëndë alergjik pasi kishin konsumuar qumështin e dhisë ose deles, ose produkte bulmeti. Të gjithë pacientët kishin një histori të përdorimit të produkteve të lëkurës me bazë qumështi dhie për të trajtuar patologjitë e tyre inflamatore dermatologjike përpara fillimit të reaksionit alergjik.
"Gjetjet tona ofrojnë prova të reja për origjinën e alergjisë nga qumështi në moshë të rritur dhe i shtohen numrit në rritje të provave që mbështesin faktin se përdorimi i ushqimeve si terapi për sëmundjet inflamatore të lëkurës mund të çojë në zhvillimin e alergjive të reja ushqimore", përfundojnë autorët.

Clinical & Experimental Allergy 2022. Doi: 10.1111/cea.14133
https://doi.org/10.1111/cea.14133


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC