Shëndetësi

sht212022

Vaksina kundër gripit mund të reduktojë rrezikun për iktus

Sipas një studimi të botuar në Neurology, vaksinimi i përvitshëm kundër gripit mund të ulë rrezikun për iktus. "Disa kërkime kanë treguar se infeksioni i gripit rrit rrezikun për iktus, por ende nuk është e qartë nëse vaksina kundër tij mund të sigurojë një lloj mbrojtjeje", shpjegon autori kryesor i studimit Francisco Jose de Abajo nga Universiteti i Alcalá në Madrid.

"Studimi ynë vëzhgues sugjeron se ata që marrin vaksinën kundër gripit kanë një rrezik më të ulët për të pësuar iktus. Megjithatë, nevojiten kërkime të mëtejshme për të përcaktuar nëse kjo ndodh për shkak të efektit mbrojtës të vetë vaksinës apo edhe faktorëve të tjerë,", vijon eksperti. 

Studiuesit analizuan një bazë të dhënash shëndetësore në Spanjë dhe identifikuan 14,322 njerëz që ishin të paktën 40 vjeç dhe kishin pësuar një iktus të parë, duke e krahasuar secilin prej tyre me pesë persona që nuk kishin pësuar iktus. Ekspertët kontrolluan nëse këta individë e kishin marrë vaksinën kundër gripit të paktën 14 ditë përpara iktusit dhe zbuluan se 41.4 % e atyre që kishin pësuar një iktus kishin marrë vaksinën kundër gripit, krahasuar me 40.5% të atyre që kishin pasur një iktus dhe nuk ishin vaksinuar.

Megjithatë, njerëzit e vaksinuar kishin më shumë gjasa të ishin më të moshuar dhe të kishin kushte të tjera si: presion të lartë gjaku dhe kolesterol të lartë, të cilat mund të rrisin mundësitë për të pësuar një iktus. Pas rregullimit të analizave për këta faktorë ngatërrues, u zbulua se individët që kishin marrë vaksinën e gripit kishin 12% më pak mundësi për të pësuar iktus krahasuar me individët e pavaksinuar.

Autorët hetuan nëse vaksina kundër pneumonisë ndikon në rrezikun e zhvillimit të iktusit, por nuk gjetën asnjë efekt mbrojtës. Siç kujtojnë autorët, për shkak se studimi është vëzhgues, ai nuk është në gjendje të provojë nëse vaksina kundër gripit në të vërtetë zvogëlon rrezikun për iktus, apo vetëm tregon një lidhje. Pavarësisht kësaj, studiuesit besojnë se gjetjet e tyre mund të ofrojnë një arsye më shumë pse njerëzit duhet vaksinohen kundër gripit çdo vit, veçanërisht nëse janë në rrezik të shtuar për iktus. "Të jesh në gjendje të reduktosh rrezikun për iktus duke ndërmarrë një veprim kaq të thjeshtë është sigurisht shumë i dobishëm", përfundon de Abajo.

 

Neurology 2022. Doi: 10.1212/WNL.0000000000201123
https://doi.org/10.1212/WNL.0000000000201123


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC