Shëndetësi

qer202023

Apnea obstruktive e gjumit dhe lidhja me rënien konjitive dhe deficitin e vëmendjes

Apnea obstruktive e gjumit mund të shkaktojë ndryshime në funksionin konjitiv te burrat në moshë të mesme pa sëmundje të tjera shoqëruese. Në këtë përfundim ka arritur një hulumtim i botuar në "Frontiers in Sleep" dhe i koordinuar nga Valentina Gnoni nga King's College në Londër.

Apnea obstruktive e gjumit është një çrregullim respirator dobësues, kronik, shumësistemik që mund të shkaktojë një farë shkalle të dëmtimit konjitiv, veçanërisht në për sa i përket vëmendjes, funksionit ekzekutiv dhe kujtesës. Për më tepër, ekziston një prevalencë e lartë e depresionit, ankthit dhe problemeve të tjera psikiatrike në mesin e njerëzve që vuajnë nga ky çrregullim. Funksioni konjitiv përfshin një spektër të gjerë aspektesh si vëmendja dhe kujtesa, si dhe aftësia për të planifikuar, për të zgjidhur problemet, fleksibiliteti mendor, aftësitë vizuale-hapësinore, shpejtësinë e proceseve dhe të folurin. Për studimin, Gnoni dhe kolegët vlerësuan performancën konjitive te një grupi prej 27 burrash 35-70 vjeç me apne obstruktive të gjumit të patrajtuar dhe pa sëmundje të tjera shoqëruese, përfshirë obezitetin, dhe i krahasuan ata me 7 burra të tjerë të shëndetshëm, pjesëmarrës në grupin e kontrollit. Nga 27 pacientë me apne, 16 prej tyre kishin një formë të lehtë (Apnea Hypopnea Index-AHI - mesatarja: 11.7 + 4 ngjarje/orë) dhe 11 të tjerët kishin një formë të rëndë të çrregullimit respirator (mesatarja AHI: 41.8 + 20.7 ngjarje/orë). Pjesëmarrësit iu nënshtruan një ekzaminimi respirator në shtëpi duke përdorur sistemin WatchPAT dhe u vlerësuan me video polisomnografi në një qendër gjumi.

Rezultatet treguan se pacientët që vuajnë nga apnea obstruktive e gjumit kanë funksionim më të dobët në nivel ekzekutiv dhe të memories vizuale-hapësinore dhe gjithashtu kanë deficite në vëmendjen psikomotore dhe kontrollin e impulsit. Për më tepër, numri më i madh i ndryshimeve u gjet midis grupit të kontrollit dhe pacientëve me apne të rëndë obstruktive të gjumit. Për sa i përket pacientëve me një formë të lehtë të apnesë, studiuesit arritën në përfundimin se ata treguan funksion më të mirë se pacientët me formë të rëndë në shumicën e testeve mbi funksionin konjitiv dhe rrallë herë patën performanca më të dobëta se grupi i kontrollit.

 

Sabina Mastrangelo

Burimi:
Frontiers in Sleep (2023) - doi: 10.3389/frsle.2023.1097946


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC