gus132024
Ritrajtimi termoablativ i nodujve beninjë në tiroide. Rezultatet dhe faktorët parashikues
Termoablacioni (TA) është një opsion terapeutik i konsoliduar, i cili përbën një alternativë të kirurgjisë te pacientët me noduj beninjë të ngurtë në tiroide, të cilët shkaktojnë simptoma lokale. "Megjithatë, me kalimin e kohës, rreth 25% e nodujve të trajtuar priren të rriten dhe rreth 15% i nënshtrohen një trajtimi të dytë", thotë endokrinologu Roberto Negro.
Së fundi, një studim grupi shumëqendror retrospektiv ka pasur objektiv vlerësimin e rezultateve të ritrajtimit dhe identifikimin e faktorëve parashikues ose të rrezikut për mungesë efikasiteti të teknikës (reduktim i vëllimit ˂50%). Në studim u përfshinë 135 pacientë. Nodujt me një vëllim ˃30 ml lidheshin me një rrezik të shtuar për ritrajtim. Trajtimi i dytë termoablativ ka shkaktuar reduktim të vëllimit afro 50% në 6 dhe 12 muaj. Reduktimi i vëllimit pas trajtimit ishte më i madh në nodujt e vegjël dhe mesatarë (˂30 ml). Pas trajtimit, norma e rirritjes ishte 12.6%. Ablacioni me radiofrekuencë (RFA) rezultoi mbrojtës kundrejt mungesës së efikasitetit të teknikës dhe të nevojës për trajtime të mëtejshme.
"Rezultatet e studimit kanë interes praktik, sepse ato përcaktojnë dhe vendosin përdorimin e termoablacionit në një mënyrë më të përshtatshme dhe më të saktë në kohë. Në fakt, kjo teknikë përfaqëson një alternativë të vlefshme të lobektomisë në masën që mundësia e rishfaqjes dhe nevoja për ritrajtim të jetë e mbetur. Konkretisht, si studimet italiane, ashtu edhe ato amerikane kanë treguar se lobektomia ka kosto më shumë se dyfishi i termoablacionit, pa harruar kohëzgjatjen e qëndrimit në spital, rrezikun operativ, cikatricën dhe terapinë zëvendësuese, por këto avantazhe anulohen nga rishfaqja dhe ritrajtimi pasues (ose operacioni përfundimtar)", thotë Negro.
Pra, studimi konfirmon se edhe për terapitë ablative zbatohet rregulli "jo të gjithë përfitojnë nga një trajtim i caktuar", që do të thotë që jo të gjithë nodujt janë të përshtatshëm për termoablacion dhe për këtë arsye, mund të shmanget heqja kirurgjikale.