Ushqyerje

sht122014

Polifenolet: një zgjedhje e shëndetshme në tavolinë

Janë gjithnjë e më të shumta dëshmitë që tregojnë se polifenolet e dietës ushqimore kanë aftësinë për të bashkëvepruar me sistemet e mbrojtjes në nivele të ndryshme të organizmit.

Katekinat e çajit, resveratroli i rrushit, flavonoidet e kakaos, antocianinat e boronicës dhe curcurmina e tumericos (pigmenti i verdhë që i jep ngjyrë curry-it) janë vetëm disa nga polifenolet më të njohur, një grup shumë i gjërë i metabolitëve dytësorë të bimëve të përfshirë në mekanizmat e mbrojtjes nga rrezatimet ultraviolet apo agresionet e patogjenëve. Këta përbërës të mirë përfaqësuar edhe në zarzavatet ushqimore klasifikohen në acide fenolike, flavonoide, stilbene dhe lignane bazuar në numrin e unazave fenolike që përmbajnë dhe elementëve strukturorë që i lidhin ato me njëri-tjetrin. Gjithnjë e më qartë shfaqen vetitë e tyre antioksidante, anti-inflamatore dhe roli i tyre i mundshëm në parandalimin e patologjive që lidhen me dëmet shkaktuar nga stresi oksidativ; do të ishin në gjendje të aktivizonin NRF2, një faktor kyç për mbijetesën qelizore ndaj stresit, që konsiderohet gjithnjë e më i rëndësishëm në trajtime dhe në parandalimin e shumë shqetësimeve kronike të moshës: nga sëmundjet kardiovaskulare tek ato neurodegjenerative, deri në foto-plakjen e lëkurës . Frutat dhe zarzavatet janë burimet kryesore dietike dhe flavonoidet janë klasa më e përfaqësuar e polifenoleve. Por efektet mbi shëndetin varen nga sasia e polifenoleve të konsumuar dhe nga biodisponibiliteti i tyre. Megjithatë praktikat agronomike të kultivimit të bimëve, ashtu si dhe proçeset e përgatitjes së ushqimeve qoftë  shtëpiake apo industriale (qërrimi i zarzavateve, gatimet) dhe për konservim (ekspozimi në dritë) mund të ulin përmbajtjen e tyre. Ndër të tjera, polifenolet më të bollshëm në dietë nuk janë domosdoshmërisht më aktivët në organizëm, qoftë për nivelin e brendshëm të ulët të aktivitetit, dhe për faktin se nuk metabolizohen dhe përthithithen të gjithë me të njëjtin efektivitet. Një ushqim që mund të sigurojë një sasi të konsiderueshme të polifenoleve dhe në veçanti të procianidinës është çokollata, shija e hidhur dhe e ashpër e të cilës është tregues i një përmbajtje të mirë në kakao, e pasur me këto substanca. Burimi kryesor janë farat e kakaos, të pasura me polifenole (edhe në varietete të ndryshme). Proçeset e përpunimit të farave e zvogëlojnë sasinë, por pluhuri i kakaos që merret në fund mbetet ende një burim i vlefshëm. Një çokollatë e përgatitur me 5 g kakao pluhur ofron rreth 298mg  polifenole dhe 110mg procianidinë. 30g çokollatë e zezë përmban 622mg polifenole dhe 128mg procianidine. Megjithatë kujdes, jo të gjitha çokollatat janë njëlloj: çokollatave të cilave iu shtohen përbërës të tjerë si psh qumështi, kanë një përmbajtje më të ulët në polifenole. Megjithatë duhet kujtuar se as FDA (Food and Drug Administration) dhe as EFSA (European Food Safety Authority) konsideruan, bazuar në studimet në dispozicion deri më sot, të miratojnë claim shëndetësore që i referohen benefiteve nga polifenolet në ushqime. Përjashtimi i vetëm përfaqësohet nga polifenolet në vajin e ullirit, ku EFSA ka njohur aftësinë për të parandaluar oksidimin e LDL plazmatike.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC