Ushqyerje

sht262014

Kikirikë pa alergenë. Merr fund alergjia kryesore ushqimore

Studiuesit në Shkollën e Bujqësisë të Karolinës së Veriut kanë krijuar kikirikët e parë anti-alergjik që nuk ekzistonin më parë. Produkti i cili do të tregtohet nga kompania Xemerge përmban nivele shumë të ulta të përbërësve alergjikë dhe mund të përdoren në shumë lloje ushqimesh, jashtëzakonisht popullor sidomos në Shtetet e Bashkuara ku gjalpi i kikirikut është pjesë e dietës së përditshme. Jianmei Yu dhe ekipi i tij i shkencëtarëve në Universitetin e Karolinës së Veriut arritën të heqin shumicën e përbërësve alergjikë duke futur kikirikët në një përzierje enzimatike: "kikirikët e trajtuara në këtë mënyrë" shpjegoi Yu "mund të përdoren tërësisht apo në copa, për të bërë miell ose për të përgatitur pjata që përmbajnë gjalp kikirikësh". "Bëhet fjalë për një nga produktet më të avancuar në industrinë ushqimore që është parë ndonjëherë" tha Johnny Rodrigues, drejtuesi i Xemerge "është një kompleks organikisht jo i modifikuar, nuk ndryshon karakteristikat dhe shijen e kikirikut, mban funksionalitetin dhe vlerat ushqyese dhe kemi të dhëna nga provat klinike".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC