Ushqyerje

jan172015

Dieta për hipertensionin parandalon edhe gurët në veshka

Dieta DASH (Dietary approaches to stop hypertension) e projektuar për të reduktuar presionin e gjakut punon njëkohësisht për parandalimin e gurëve në veshka. Zbulimi i publikuar në ''American Journal of Kidney Diseases'' është rezultat i një studimi në 41 persona të rastësishëm të ndarë në dy grupe, të cilët ndoqën dietën DASH dhe një regjim të varfër me oksalate për 8 javë: Grupi i parë pa reduktimin e rrezikut për gurë në veshka me 35% , grupi i dytë vetëm 14%.
Një dietë e dobët me oksalate është rekomandimi që zakonisht marrin ata që kanë vuajtur nga gurët në veshka për t'i shmangur ato. Duke u lidhur me kalciumin brenda në veshka, oksalatet precipitojnë në formën e kristaleve urinare. Megjithatë respektimi i këtij treguesi nuk është i thjeshtë sepse oksalatet gjenden edhe në sasi të mëdha, në ushqimet si panxhar, fasule të bardha, bulgur, lakër, bajame, patatet e ëmbla, mielli i orizit dhe spinaqi. Shmangia e plotë e tyre nënkupton nënshtrimin ndaj një regjimi të ashpër, ndërsa dieta DASH është më e lehtë për t'u ndjekur për shkak se është e larmishme, e pasur me fruta, perime, bishtajore dhe arra, kërkon një konsum modest të produkteve të qumështit, është e varfër në proteina shtazore dhe nuk përfshin ushqime të rafinuara dhe ëmbëlsira. Gjithashtu autorët e studimit sugjerojnë një truk tjetër për të parandaluar formimin e gurëve në veshka: Ngrënia së bashku në të njëjtin vakt të ushqimeve të pasura me kalcium dhe oksalate rrit mundësinë që të dyja të lidhen në stomak ose në zorrë, pa ndërhyrë në proceset e eliminimit renal.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC