Flavanoli, sulforfani, kurkumina, betulina, berberina, luteina dhe astaksantina janë të gjitha substanca të pranishme në natyrë, veprimi i të cilave është studiuar në nutraceutikë (neologjizëm që i referohet studimit të ushqimit dhe farmaceutikës) me rezultate që u prezantuan në Kongresin V të Shoqatës Shkencore SINUT në EXPO Milano. Në veçanti, në hipertension ngjall interes çokollata e zezë për praninë e flavanolit që zgjeron arteriet dhe redukton presionin e gjakut. Kësaj teze i mëshon profesor Hoëard Sesso nga "Harvard University", koordinator i një studimi amerikan që për 4 vjet ka ndjekur 18.000 persona.
Te personat e rritur autikë është vënë re se administrimi i sulforfanit, i cili gjendet në perime nxit një sjellje më optimale nga ajo që kanë zakonisht. Në disa raste (rreth 10% e personave), sjellja normalizohet thuajse plotësisht.
Në Alzhaimer, molekula ushqyese më e vlerësuar është kurkumina, me prejardhje nga kurkuma. Mekanizmi është i qartë: aty ku konsumohet kurkuma, Alzhaimeri është i rrallë. Po ashtu ka publikime të shumta që mbështesin vlerat pozitive të kurkuminës në patologji të rënda si tumoret, arterioskleroza e avancuar etj.
Në luftën kundër obezitetit janë në fazë studimi molekula të reja si betulina e nxjerrë nga betulet që përmirësojnë dinamikën e indit dhjamor.
DNJ, molekula e nxjerrë nga manaferra vepron duke përthithur sheqernat e mbi të gjitha përgjigjen ndaj insulinës.
Berberina, substanca e përdorur për të ulur kolesterolin ka një aktivitet të rëndësishëm edhe kundër formimit të dhjamit.
Në patologjitë okulare, substanca si astaksantina, luteina dhe produkte të tjera janë efikase në parandalimin e komplikimeve të degjenerimit makular.
Suport i rëndësishëm për sportistët ndër të tjera është edhe lëngu i panxharit dhe kreatina, që përmirësojnë ndjeshëm fluksin në arterie dhe këmbë, duke u kthyer në faktorë të rëndësishëm për përmirësimin e sforcimit të zgjatur në kohë dhe dhimbjeve muskulore.