gus242015
Nëpërmjet zorrëve mund të kuptoni më mirë pjesët e tjera të trupit tuaj
Zorra është një organ i keqtrajtuar, por në të njëjtën kohë edhe i jashtëzakonshëm. Përbën 2/3 e sistemit imunitar, nxjerr energji nga gjithçka që hamë dhe prodhon më shumë se 20 hormone.
Kush ka një dëmtim në zorrë gjendet përballë dy vështirësive: së pari sikleti që i shtyn pacientë të ndryshëm ta mbajnë dhimbjen nga frika ose turpi për të komunikuar me mjekun; së dyti shpesh personat me probleme tretjeje vuajnë çrregullime në zorrë me origjinë nervore (zorra dërgon sinjale në një zonë të trurit e gatshme për elaborimin e ndjesive negative, edhe nëse subjektet nuk kanë bërë asgjë të gabuar): pacientët ndiejnë siklet dhe nuk e dinë pse.
Giulia Enders, specialiste e biologjisë mjekësore në Institutin e mikrobiologjisë dhe higjienës spitalore në Frankfurt, shpjegon në mënyrë të thjeshtë si funksionojnë zorrët dhe cilat risi ofron kërkimi për të përmirësuar jetën tonë të përditshme në librin "Sekretet për zorrë të lumtura".
Njohja e mirë e funksionimit të zorrëve mund të jetë ndihmë e madhe për t'u ndjerë më mirë, më të shëndetshëm dhe më të kënaqur. Disa shembuj: mendohet se stomaku "gurgullon" për shkak të mos-ngrënies, në fakt barku "gurgullon" kur zorra bën "pastrimin" mes vakteve të ushqimit. Apo ndodh të ulemi në water në mënyrën e gabuar pa ditur asgjë për florën bakteriale apo gjithçka tjetër që bëjnë zorrët tona. Bakteret "e mira" që gjenden në barkun tonë venë në provë sistemin imunitar, ushqehen me ushqimin tonë dhe prodhojnë substanca shumë të rëndësishme për ne.