Ushqyerje

sht162015

Një pjatë me ngjyra për sy të shëndetshëm

Katarakti, degjenerimi makular, syri i thatë, retinopatia diabetike etj, janë disa nga çrregullimet e shikimit që mund të parandalohen pjesërisht nëpërmjet ushqimit. Oftamologu amerikan, James McDonnell, bashkë me kolegët e tij liston substancat e pranishme në ushqime të cilat favorizojnë shikimin. Si të gjitha organet e tjera edhe sytë plaken ose pësojnë ndryshime që i krijojnë probleme shikimit. "Mbusheni tavolinën me pjata me ngjyra, sidomos me ushqime jeshile, blu ose të kuqe", rekomandon McDonnell duke nënvizuar se baza ushqyese e shëndetit të syve është një dietë e pasur me fruta të freskëta dhe perime, të këshilluara edhe për parandalimin e patologjive të ndryshme si ato të zemrës, enëve të gjakut apo tumoreve. Këto ushqime përmbajnë në fakt shumë nga substancat e listuara nga studiuesit amerikanë për mbrojtjen e shikimit. Disa prej tyre i gjeni më poshtë:
Astaxantina: ndihmon dhe parandalon kataraktin, degjenerimin makular dhe verbërinë. Ndodhet p.sh. te salmoni, edhe pse në atë të rritur në vaska është më pak i bollshëm. "Ka shumë efekte pozitive për shëndetin dhe për këtë është në krye të substancave që rekomandohet për t'u futur në dietën e përditshme", thotë autori.
Omega-3: optimale për të parandaluar degjenerimin makular të lidhur me moshën që avancon, si dhe syrin e thatë. Burimet themelore të këtyre "yndyrnave të mira" janë peshku ton, salmoni dhe peshku i kaltër.
Anthocyanins: e rëndësishme për të ruajtur shëndetin e kornesë dhe të enëve të gjakut të syrit, por edhe për të reduktuar riskun e kataraktit, degjenerimin makular, sëmundjet inflamatore të syve dhe retinopatinë diabetike. Janë shumë të pasura me frutat e pyllit që përdoreshin edhe nga pilotët e Luftës së Dytë Botërore për të përmirësuar shikimin noturn.
Vitamina D: kjo molekulë, thelbësore për shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe që ndërvepron me më shumë se 4.000 gjene, ndihmon edhe në parandalimin e degjenerimit makular të lidhur me moshën, redukton inflamacionin e retinës dhe përmirëson shikimin. Organizmi e prodhon falë ekspozimit korrekt në diell, por vitamina D është e pranishme edhe në vajin e peshkut, sidomos te peshqit që kanë shumë yndyrë dhe në masë më të vogël edhe në ushqime të tjera si disa kërpudha. 
Zeaxantina: redukton riskun e degjenerimit makular të lidhur me moshën, me të janë të pasura perimet si brokoli, spinaqi, lakrat etj. Për të shtuar aftësinë e organizmit për të përthithur këtë substancë është më mirë t'i zieni ngadalë ushqimet që e përmbajnë. 
Bioflavonoidet: i paraprijnë kataraktit dhe degjenerimit makular, mund të merren nëpërmjet çajit, verës së kuqe, agrumeve dhe qershive.

Beta-karoteni: mbron nga problemet e shikimit gjatë natës dhe nga syri i thatë dhe gjendet kryesisht në karrota, por edhe në patatet e ëmbla, lakra dhe spinaq.
Luteina: shumë e mirë për shëndetin e syve, është e mundur të merret si suplement i përgatitur nga lulet e kalendulës.

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC