Ushqyerje

tet212015

Kafeja, cilësitë dhe defektet e pijes më të shitur në botë

E pasur me substanca biologjikisht aktive, mes të cilave kafeina, mendohet se kafeja ka efekte terapeutike në organizmin e njeriut, duke zhvilluar një funksion mbrojtës për zemrën, mëlçinë, veshkat dhe sistemin nervor. Universiteti i Napolit në një rishikim të tij është ndalur në mënyrë të veçantë mbi rezultatet e 20 viteve të fundit të kërkimeve, nga ku ka dalë edhe lidhja e ngushtë mes konsumit të kafesë dhe incidencës së depresionit.
Efektet antidepresive janë shpjeguar falë studimeve fitokimike te kafshët, ku kafeina nëpërmjet mekanizmave molekulare vepron në hipokampus, duke bllokuar ndikimin negativ që sjell stresi në humor, si dhe mbi çrregullimet e kujtesës. Përmbajtja e madhe apo e vogël e kafeinës në kafe si pije varet kryesisht nga mënyra e përgatitjes së saj që ndikon jo vetëm në profilin aromatik por edhe në përmbajtjen përfundimtare të përbërësve metabolikisht aktivë.
Megjithatë efektet anësore në rast të marrjes së tepërt të këtij alkaloidi mund të çojnë në ankth, irritim, dhimbje koke dhe të përziera. Suksesi tregtar i pijeve të ndryshme nga kafeja (të ashtuquajturat "energy drink") dhe me përmbajtje të lartë të kafeinës edhe në produktet e ëmbla, ka çuar në nevojën për një ndërhyrje nga autoritetet shëndetësore. Paralajmërimi i tyre vlen për një konsum ditor tej normave, në veçanti në grupet më të ndjeshme si fëmijët dhe gratë shtatzëna.
Sipas opinionit shkencor të nxjerrë nga EFSA (Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore) përgjatë këtij viti përveç nevojës për të caktuar një prag konsumi, janë për t'u hetuar edhe më tej ndërveprimet e mundshme mes kafeinës dhe përbërësve të tjerë të pijeve energjike dhe alkoolit.     
Një filxhan kafe përmban mesatarisht 80 mg kafeinë dhe një filxhan çaji rreth 60 mg. EFSA del në përfundimin se 200 mg kafeinë nuk çojnë në ndryshime domethënëse të presionit të gjakut, as të temperaturës së trupit aq sa për të reduktuar sforcot gjatë ushtrimeve fizike. Një konsum i kafeinës deri në 400 mg në ditë nga të gjitha burimet e mundshme ushqyese nuk ka kundër indikime të veçanta te të rriturit e shëndetshëm. Ndërsa gratë shtatzëna nuk duhet të tejkalojnë 200 mg në ditë (vlerë limit edhe për fëmijët dhe adoleshentët). 

Francesca De Vecchi 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC