mar42016
Studimi mbi impotencën: ja si ndikojnë flavonoidet
Sipas rezultateve të një studimi të publikuar në revistën "American Journal of Clinical Nutrition", ngrënia e ushqimeve të pasura me flavonoide lidhet me një ulje të riskut për t'u prekur nga një disfunksion erektil dhe efekti është më i madh te meshkujt nën 70 vjeç. Aedin Cassidy, profesore në "University of East Anglia" është autorja kryesore e një studimi që ka përfshirë më shumë se 25 mijë burra, të cilët janë ndjekur për 10 vjet në kërkim të një lidhjeje mes flavonoideve dhe ereksionit.
"Impotenca shpesh e ka origjinën nga probleme kardiovaskulare por nuk ka shumë të dhëna që venë një raport mes çrregullimit dhe zakoneve të të ushqyerit", shpjegon autorja. Megjithatë sipas saj një konsum i lartë i flavonoideve ndihmon në reduktimin e riskut të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Dhe për të kuptuar më mirë nëse problemet e ereksionit janë të lidhura në ndonjë mënyrë me konsumin e ushqimeve të pasura me këto molekula, Cassidy dhe kolegët u kërkuan çdo katër vjet pjesëmarrësve në studim që të vlerësonin aftësinë e tyre për të arritur ereksionin dhe për ta ruajtur gjatë një raporti seksual. Studiuesja kujton megjithatë se studimi nuk është projektuar për të vërtetuar një raport shkak-efekt, por vetëm praninë e mundshme të një lidhjeje. Dhe lidhja në çdo aspekt është: burrat me konsumin më të madh të frutave tregonin një reduktim me 14% të riskut për "defaillance" në dhomën e gjumit dhe efekti ishte edhe më i dukshëm (rreth 21%) nëse konsumit të lartë të frutave i shtohej edhe ushtrimi fizik.
"Këto rezultate mund të lidhen me efektet mbrojtëse të flavonoideve mbi funksionin e enëve të gjakut", shpjegojnë kërkuesit. Por ka të ngjarë që nuk është e gjitha meritë e flavonoideve. "Personat që në studim konsumonin më shumë fruta ishin edhe ata që kishin një stil jete më të shëndetshëm, pa duhanpirje dhe shumë pak jetë sedentare, faktorë që ndihmojnë në përmirësimin e funksionit erektil dhe shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut", komenton Bruce Gilbert nga instituti "Arthur Smith institute for urology".
Pavarësisht kritikave, të dhënat e studimit janë të nevojshme sepse iu ofrojnë burrave një motiv më shumë për të përshtatur një stil jete më të shëndetshëm", përfundon Landon Trost, urolog i "Mayo clinic".
Burimi: Dica33