Ushqyerje

kor112016

Dieta mesdhetare: makaronat nuk shëndoshin, përkundrazi ruajnë një peshë të shëndetshme

tags: Aloe Vera

Gjatë viteve të fundit makaronat kanë fituar reputacionin e ushqimit që shëndosh, duke bërë që shumë persona të kufizojnë konsumin e tyre. Por një studim i zhvilluar nga kërkuesit e Departamentit të Epidemiologjisë në IRCSS Neuromed në Pocili (Isernia) dhe koordinuar nga Licia Iacoviello, bën drejtësi për këtë ushqim bazë të dietës mesdhetare, duke treguar se konsumi i makaronave në të vërtetë është i lidhur me një risk të reduktuar për obezitetit të përgjithshëm dhe atë abdominal në veçanti.

"Dieta mesdhetare tradicionale është një model ushqyerjeje i shëndetshëm", shkruajnë autorët duke kujtuar se përfitimet e këtij regjimi ushqimor për shëndetin në parandalimin primar dhe sekondar të sëmundjeve kronike janë studiuar gjatë dhe janë konfirmuar. Por komponentet e saj veç e veç nuk janë studiuar në mënyrë të thelluar në terma të riskut dhe obezitetit. Në veçanti të dhënat epidemiologjike rreth konsumit të makaronave, variacioneve të indeksit të masës trupore dhe prevalencës së mbipeshës dhe obezitetit janë disi të kufizuara.  

Studimi ynë u zhvillua me qëllim që të vlerësohej lidhja mes konsumit të makaronave, indeksit të masës trupore, perimetrit të belit dhe ijeve, raportit mes tyre, prevalencës së mbipeshës dhe obezitetit në kontekstin e zbatimit të dietës mesdhetare", shpjegojnë autorët, të cilët kanë zhvilluar të dhënat e studimeve të mëdha epidemiologjike ku kanë marrë pjesë më shumë se 23 mijë persona: "Duke analizuar të dhënat antropometrike të pjesëmarrësve dhe zakonet e tyre ushqyese është vënë re se konsumi i makaronave në kundërshtim me atë që shumë veta mendojnë, nuk është e lidhur me një rritje të peshës trupore. "Rezultatet tona tregojnë se në cilësinë e përbërësit tradicional të dietës mesdhetare, makaronat kontribuojnë në ruajtjen e një indeksi të masës trupore të shëndetshme, një perimetër më të vogël të belit dhe një raport më të mirë të këtij me vithet", përfundojnë autorët. 


 

Citation: Nutrition & Diabetes 2016. doi:10.1038/nutd.2016.20http://www.nature.com/nutd/journal/v6/n7/full/nutd201620a.html


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC