nën282016
Probiotikët, pretendimet shëndetësore hidhen poshtë nga EFSA: Ja motivet
Efikasiteti i baktereve probiotike nuk vihet në diskutim; por kompanitë duhet të tregojnë përfitimet mbi baza shkencore skrupoloze, duke respektuar kështu të drejtën e konsumatorëve për një informacion korrekt
Përfshirja në etiketë e cilësive shëndetësore të një ushqyesi (e njohur si claim) lidhur me një ose më shumë komponentë të tij nuk është e detyrueshme, por nëse bëhet, është e nevojshme t'i përmbahemi me skrupolozitet asaj që është përshkruar në një sërë rregulloresh europiane, të cilat që nga viti 2006 rregullojnë mënyrën se si duhet të paraqiten në etiketë ose në publicitet informacionet që lidhen me përfitimet shëndetësore dhe ushqyese të një produkti. Rregullore të elaboruara me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe të drejtën për një informim korrekt.
Në lidhje me kërkesat shëndetësore, pra me frazat që përshkruajnë raportin mes ushqimit dhe shëndetit, procedura parashikon që prodhuesi të vërtetojë me studime të përshtatshme atë çfarë dëshiron të mbështesë. Autoriteti europian për sigurinë ushqimore (EFSA), pasi vlerëson rëndësinë e provave të sjella, i kërkohet të japë një opinion të qartë. Nga hyrja në fuqi e të ashtuquajturës rregullore (Reg. 1924/2006), i janë nënshtruar aprovimit shumë kërkesa shëndetësore të lidhur me substanca të ndryshme.
Një numër i lartë kërkesash lidhej me përfitimet e baktereve të ndryshme probiotike, cilësim ky i konsideruar një claim, pasi mund të konsiderohet probiotik vetëm një bakter i studiuar dhe karakterizuar mirë dhe me aftësi rezistence e kolonizimi specifik të zorrëve. Megjithatë asnjë nga claim-et e propozuara nuk është autorizuar (ndryshe nga ato që janë pranuar për vitaminat dhe mineralet. Si ka mundësi, vërtet baktere të tilla nuk sjellin përfitime? Më tepër se kjo për rregullatorin është një çështje metodike, shumë claim-e të lidhura me baktere probiotike janë hedhur poshtë fillimisht, sepse studimet në mbështetje të tyre nuk kanë qenë të mirëpërcaktuara.
Rregullorja parashikon në fakt që çdo kërkesë të jetë e vërtetë dhe të bazohet në të dhëna shkencore, të treguara me studime mbi persona të shëndetshëm. Një aspekt kritik, ky i fundit dhe jo vetëm për probiotikët që implikojnë vështirësinë për të treguar përfitime në një organizëm të shëndetshëm. Por kontestimet e EFSAS janë lidhur edhe me këndvështrime të tjera: kërkesa duhet të jetë e mirë verifikuar si për nga mënyra se si është arritur prova e efikasitetit, edhe nga se është përbërë. Në rastin e probiotikëve nënkupton që bakteri para së gjithash duhet të jetë i mirë karakterizuar, jo vetëm sa i takon llojit por edhe shtamit; kalim impenjativ që e bën kërkimin të kushtueshëm. Në fund, vetë kërkesa nuk duhet të jetë shumë e vagullt në deklaratë duke përmendur për shembull një mbrojtje të thjeshtë nga sëmundjet. Të gjitha elemente që duket se kanë larguar kompanitë ushqimore nga kërkimi mbi të gjitha sa i takon probiotikëve. Edhe për këtë arsye së fundi është propozuar një procedurë "e thjeshtuar", ende në studim që mund të mbështesë një rilancim të kërkimit, megjithatë pa hequr dorë nga siguria dhe nga informimi i drejtë dhe korrekt i konsumatorëve.
Francesca De Vecchi - eksperte në shkencat dhe teknologjitë ushqimore