Ushqyerje

jan52017

Udhëzues përdorimi për ëmbëlsuesit

Transparency Market Research parashikon për periudhën 2015-2021 një rritje konstante të shitjes së ëmbëlsuesve, si pasojë e kërkesës së vazhdueshme për produkte të shëndetshme dhe alternative ndaj sheqerit 

Tregu i zëvendësuesve të sheqerit nuk njeh krizë qëkur studimet e fundit kanë treguar se ëmbëlsuesit kanë përmbajtje të ulët kalorish, sidomos për të përballuar nevojat e një popullate gjithnjë e më të prekur nga diabeti dhe për të kontrolluar peshën.
Të shohim në sintezë aspektet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me përkufizimin e tyre, përdorimin dhe masat mbrojtëse. Klasifikohen si aditivë ushqimorë dhe si të tillë i nënshtrohen vlerësimeve e kontrolleve të sigurisë nga ana e autoriteteve kompetente. Përdoren për të ëmbëlsuar produktet ushqimore në vend të sheqerit të zakonshëm (sakarozës), por edhe si ëmbëlsues tavoline.

Ndahen në dy kategori bazuar në fuqinë e tyre ëmbëlsuese dhe përmbajtjen e kalorive që mund të jetë shumë e ndryshme mes këtyre dy kategorive.

Ëmbëlsuesit intensivë janë molekula sintetike (pra artificiale) me fuqi të madhe ëmbëlsuese (nga 30 në 500 herë më shumë se sakaroza) dhe me një vlerë kalorike afër zeros. Më të përhapurit janë Acesulfame K (E950), aspartam (E951), ciklamat (E952), sakarinë (E954) dhe suklarozë (E955). Dy të tjera neohesperidina DC dhe taumatina, tregtohen më pak në Evropë. Paralajmërimet mbi marrjen e tyre, kanë të bëjnë me dozën maksimale të administrimit ditor, të përllogaritur në bazë të peshës trupore.

- acesulfame K: 9 mg/kg bw
- aspartam: 40 mg/kg bw. Përmban një burim fenilalanine dhe prandaj nuk këshillohet për pacientët fenilketonurikë.
- ciklamat: 7 mg/kg bw
- sakarinë: 5 mg/kg bw
- suklarozë: 15 mg/kg bw

Poliolet janë kryesisht ekstrakte nga burime natyrale bimore. Kanë një fuqi ëmbëlsuese shumë më të ulët krahasuar me ëmbëlsuesit artificialë dhe janë më pak të ëmbël se sheqeri. Edhe nga këndvështrimi kalorik kanë një kursim prej 50% të kalorive të prodhuara nga sakaroza.
Disa prej tyre kanë edhe veti strukturuese ndaj përgatitjeve ushqimore (për shembull produktet e furrës) sepse iu japin një farë densiteti dhe kompaktësie.
Mes këtyre ëmbëlsuesve mund të përmendet sorbitoli (E420), isomalti (E953), ksilitoli (E967), maltitoli (E965) dhe manitoli (E421). Për ta parashikohen masa paraprake sigurie pasi kanë tendencën të kenë efekte laksative, shkaktojnë dhimbje barku, gazra dhe dizenteri. Doza ditore e referimit e rekomanduar është e barabartë me 20g/në ditë për të rriturit dhe 10 g/në ditë për fëmijët.

Një nga ëmbëlsuesit e fundit natyralë të aprovuar është Stevia, që përmban glikoside steviolike (E960), ekstrakte nga gjethet. Janë deri në 300 herë më të ëmbla se sheqeri por kanë një efekt thuajse të papërfillshëm në nivelet e glukozës në gjak. Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore (Efsa) ka përcaktuar një dozë ditore të pranueshme (Dga) prej 4 mg/kg/ në ditë. Meqë është një sasi që mund të kalohet nga konsumatorët e fortë, EFSA-s mund t'i kërkohet një vlerësim i mëtejshëm i këtij ëmbëlsuesi.

 

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC