Ushqyerje

shk162017

Mungesa të vitaminës D te foshnjat e ushqyera me gji

Rreth gjysma e fëmijëve të ushqyer me gji, nuk marrin sasinë e mjaftueshme ditore të vitaminës D të rekomanduar nga Shoqata Amerikane e Pediatrisë (AAP), sipas studimit të sapo publikuar në "Annals of Family Medicine" dhe të koordinuar nga Tom Thacher nga Mayo Clinic of Rochester në Minesota.

"Suplementimi me vitaminë D iu nevojitet të porsalindurve për formimin e kockave, është i domosdoshëm për të shmangur rakitizmin dhe po aq thelbësor për zhvillimin normal të skeletit të fëmijës. Por qumështi i nënës nuk përmban sasi të mjaftueshme dhe është kjo arsyeja që ushqimi me gji mbart riskun për deficit, veçanërisht nëse fëmijët nuk ekspozohen aq sa duhet në diell", shpjegojnë autorët, të cilët kanë analizuar 180 nëna që ushqenin me gji fëmijët e tyre prej moshës 6-javëshe deri në 5 muaj. Rreth 55% grave deklaruan se iu kishin administruar fëmijëve suplemente me vitaminë D një javë më parë, por vetëm 42% e pjesëmarrëseve kishte arritur dozën e 400 UI të rekomanduar nga AAP.

Kolostrumi i prodhuar nga nëna gjatë ditëve të para të ushqyerjes me gji është i pasur me substanca ushqyese, por më pas përmbajtja e qumështit të gjirit varion nga njëra grua te tjetra", pohon Thacher, i cili bashkë me kolegët analizoi preferencat e nënave mbi suplementimin me vitamina: mbi 88% e grave të intervistuara preferuan ta merrnin vetë integratorin me vitaminë D në vend që t'ia administronin fëmijëve dhe 57% pohuan se preferonin integrimin ditor në vend të atij mujor.

Autorët përfundojnë: "Promovimi i ushqyerjes me gji si burim ushqimor i plotë mund të përmirësohet me një suplementim të përshtatshëm me vitaminë D të nënave, duke pasur kujdes ndaj riskut për toksicitet te të poraslindurit".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC