Ushqyerje

mar22018

Shtohen rastet me listeriozë. Rreziku vjen nga zakonet e të ushqyerit

Shtohen rastet me listeriozë për shkak të konsumimit të ushqimeve të gatshme ose të konservuara keq. Këto janë të dhënat e nxjerra nga sintetizimi i një anketimi europian në lidhje me sëmundjet me origjinë ushqimore...

Ndryshojnë zakonet e konsumit dhe shtohen rastet me listeriozë, në veçanti, tek individët mbi 75-vjeçarë dhe te gratë shtatzëna. Listerioza përfshin një familje bakteresh, mes të cilave edhe listeria monocytogenes, të cilat mund të infektojnë njerëzit dhe kafshët, duke shkaktuar një gjendje të rëndë, e cila në shumicën e rasteve pasohet me hospitalizim. Në vitin 2011, shkalla e vdekshmërisë në rastet e raportuara (1470) ishte 12.7%.
Simptomat mund të shfaqen në formën e tyre të lehtë (të përziera, të vjella dhe diarre) ose si një infeksion i rëndë (meningjit dhe komplikacione të tjera kërcënuese për jetën). Ndër më të ekspozuarit prej kësaj patologjie janë të moshuarit, gratë shtatzëna, të porsalindurit dhe njerëzit me deficite të sistemit imunitar. Megjithëse kjo sëmundje është e rrallë, nuk duhet ulur vigjilenca dhe monitorimi nga ana e autoriteteve.

Mënyra kryesore e përhapjes për njerëzit dhe kafshët mbetet nëpërmjet ushqimit të kontaminuar. Vitet e fundit, shtimi i rasteve të raportuara i atribuohet edhe përhapjes së zakoneve të rrezikshme të të ngrënit. Duke pasur parasysh karakteristikat e rezistencës dhe përshtatshmërisë së patogjenit, ndër ushqimet më të ekspozuara ndaj kontaminimit dhe rritjes së tij janë pikërisht ato të gatshme për konsum: peshqit e tymosur dhe të staxhionuar, sallatat e gatshme, mishi që i është nënshtruar trajtimit termik, sallamet, djathërat e buta dhe gjysmë të buta. Ndotja dhe përhapja janë pasojë e gabimeve në zinxhirin e prodhimit, por edhe e kushteve të dobëta të ruajtjes përgjatë zinxhirit të shpërndarjes. Prandaj, në nivelin e prodhimit industrial është e nevojshme të miratohen praktika të mira higjienike për procesin dhe të kontrollohen temperaturat e duhura gjatë jetës së produktit, nga vendi i prodhimit, në supermarket.

Është e rëndësishme që në shtëpi të respektohen metodat e ruajtjes dhe datat e skadimit, pasi një e treta e rasteve me listeriozë kanë si shkak rritjen e bakterit në ushqimin e përgatitur dhe të ruajtur keq në shtëpi. Fatkeqësisht, sipas raportit të EFSA-a, pas anketimit të kryer në nivel europian, ndonëse është e vështirë të përgjithësohet, është parë se praktikat e papërshtatshme të ruajtjes janë të shpeshta përgjithësisht në moshat e treta.

Përveç kësaj, temperatura e frigoriferit tregon ndryshueshmëri shumë të lartë, siç tregohet nga një hulumtim i kryer ndërmjet viteve 1991 dhe 2016: temperaturat mesatare, minimale dhe maksimale të regjistruara ndryshojnë në një interval prej 5 deri 8.1°C: 7.9 dhe 3.8°C, 11.4 dhe 20.7°C, respektivisht. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, frigoriferi duhet mbajtur vazhdimisht në temperaturë rreth 5°C, për të kufizuar rritjen e çdo bakteri të pranishëm dhe përhapjen e infeksionit në popullsi, veçanërisht mes subjekteve më të ekspozuara, për të cilët rreziqet janë më të mëdha e në disa raste, fatale.

 

Francesca De Vecchi, teknologe ushqimore


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC