Ushqyerje

pri92018

Gjykata e Kalifornisë merr vendimin: të paralajmërohet publiku për kancerogjenitetin e kafesë

Kush prodhon ose shpërndan kafe në Kaliforni, do të jetë i detyruar të vendosë mbi kontejnerët e pijeve një paralajmërim që tregon për rrezikun e kancerit që rrjedh nga konsumi i saj. Ky është vendimi i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit në kontekstin e një padie të paraqitur në vitin 2010 nga Këshilli për Edukimin dhe Kërkimin e Barnave, një grup jofitimprurës, i cili ka përmendur gjithsej 91 kompani, duke pretenduar se të pandehurit nuk kishin paralajmëruar konsumatorët për faktin se pirja e kafesë i ekspozon ndaj akrilamidit, një substancë e listuar mes atyre që konsiderohen kancerogjene në shtetin e Kalifornisë.

Sipas Aktit të Zbatimit mbi Ujin dhe Toksinat në Kaliforni, të vitit 1986, i njohur gjithashtu si Propozimi 65, kompanitë duhet t'u ofrojnë konsumatorëve një "paralajmërim të qartë dhe të arsyeshëm" mbi praninë e agjentëve që ndikojnë mbi shëndetin dhe në këtë rast, nuk është plotësuar kjo kërkesë. "Të pandehurit nuk kanë treguar se kafeja ka përfitime për shëndetin e njeriut", ka thënë gjyqtari.

William Murray, drejtor ekzekutiv i Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë, tha se, sigurisht që nuk ka dyshim mbi praninë e akrilamidit në kafe, por theksoi se sasitë e tij janë me të vërtetë të kufizuara. "Kafeja përmban qindra substanca dhe është një nga ushqimet më të studiuara të të gjitha kohërave. Vendosja e etiketave paralajmëruese në kafe do të ishte thjesht një burim konfuzioni", i tha ai shtypit.

Murray ka cituar edhe deklarata të OBSH-së, sipas të cilave, pija nuk shkakton kancer, si dhe studime që tregojnë se kafeja është pozitive për shëndetin dhe për jetëgjatësinë. Instituti Kombëtar i Kancerit në SHBA, mes të tjerave, vëren se, mes ushqimeve, kafeja është një nga burimet kryesore të akrilamidit, së bashku me patatinat, bukën, drithërat për mëngjes dhe ullinjtë e zinj të konservuar në kuti, por nënvizon edhe se nivelet e një përbërjeje të tillë tek ushqimet, janë shumë të ndryshme dhe se tymi i duhanit i ekspozon njerëzit shumë më tepër sesa ushqimi ndaj akrilamidit.

Të pandehurit mund ta apelojnë çështjen brenda dy javësh dhe duket se shumë ndërmarrje janë të gatshme ta bëjnë këtë.

 

The New York Times
https://www.nytimes.com/2018/03/30/business/coffee-cancer-warning.html


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC