Ushqyerje

gus22018

Dieta mesdhetare, ngadalëson përparimin e psoriazës

Nisja e një diete mesdhetare dhe rrjedhimisht, e një plani ushqimor të pasur me fruta dhe perime, bishtajore, drithëra, bukë, peshk, fruta, arra dhe vaj ulliri ekstra të virgjër, mund të ndikojë në ashpërsinë e psoriazës.
"Psoriaza është një sëmundje kronike inflamatore. Nga ana tjetër, dihet tashmë se dieta mesdhetare redukton inflamimin kronik, si dhe ka një efekt pozitiv në rrezikun e sindromës metabolike dhe ngjarjeve kardiovaskulare. Për këtë arsye, kemi hamendësuar se kjo dietë mund të ketë një ndikim pozitiv mbi fillimin ose ashpërsinë e psoriazës", shpjegon Céline Phan (Universiteti Paris Est Créteil, Francë), autore kryesore e punimit.

Hulumtuesit kanë identifikuar pacientët me psoriazë duke përdorur një pyetësor në internet, të përfshirë në programin NutriNet-Santé, një studim vëzhgues kohorte, i bazuar në internet, i cili vazhdon të zhvillohet në Francë. Pastaj ata i kanë klasifikuar sipas ashpërsisë së sëmundjes. Të dhënat e dietës, përfshi konsumimin e alkoolit, u mblodhën gjatë dy viteve të para të pjesëmarrjes në kohorte, për të llogaritur rezultatin MEDI-LITE (nga 0 për mospërfshirje në dietë, te 18, për përfshirje maksimale).

Gjithashtu, janë regjistruar variablat që mund të shkaktojnë konfuzion, siç janë mosha, gjinia, aktiviteti fizik, indeksi i masës trupore, konsumi i duhanit dhe historia e sëmundjeve kardiovaskulare. Nga 158,361 pjesëmarrës të NutriNet-Santé, 35,735 (23%) iu përgjigjën pyetësorëve mbi psoriazën. Mosha mesatare e të anketuarve ishte 47.5 vjeç dhe 76% e tyre ishin gra. Ndër ata që u përgjigjën, 3.557 (10%) individë raportuan se kishin psoriazë, të klasifikuar si të rëndë, në 878 raste (24.7%).

Përveç kësaj, në kohorte janë verifikuar edhe 299 raste të tjera me incidente psoriaze. Pas përshtatjes në bazë të faktorëve ngatërrues, kërkuesit kanë zbuluar një marrëdhënie të rëndësishme ndërmjet rezultatit MEDI-LITE dhe pranisë së psoriazës së rëndë.

"Kjo gjetje mbështet hipotezën se dieta mesdhetare mund të ngadalësojë përparimin e psoriazës. Nëse këto rezultate konfirmohen, dieta mesdhetare duhet integruar në menaxhimin e zakonshëm të psoriazës së moderuar/të rëndë", përfundojnë autorët.

 

JAMA Dermatology 2018. Doi: 10.1001/jamadermatol.2018.2127
http://jamanetwork.com/journals/jamadermatology/fullarticle/10.1001/jamadermatol.2018.2127


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC