tet12018
Konsumimi i bulmetrave, redukton rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare
Tre racione bulmetrash në ditë, reduktojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekshmërinë, në krahasim me nivelet më të ulëta të konsumit, sipas një studimi të madh vëzhgues, të publikuar në "Lancet". "Rezultatet tona sugjerojnë se konsumimi i produkteve të qumështit mund të jetë i dobishëm për të kufizuar vdekshmërisë dhe sëmundjet kardiovaskulare, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku konsumimi i tyre është shumë i ulët", thotë Mahshid Dehghan (Universiteti McMaster në Kanada), autor kryesor i studimit.
Kërkuesit kanë ndjekur për një mesatare prej 9.1 vjetësh, 136.384 vetë 35-70 vjeç në 21 vende, duke regjistruar zakonet e tyre të ngrënies. Gjatë periudhës së studimit ka pasur 6,796 raste vdekjesh dhe 5,855 ngjarje të mëdha kardiovaskulare. Pjesëmarrësit janë grupuar në katër kategori në bazë të produkteve të qumështit të konsumuara: asnjë produkt qumështi (28,674 persona), më pak se 1 racion në ditë (55 651), 1-2 racione në ditë (24,423) dhe mbi 2 racione në ditë (27,636). Konsumi i produkteve të qumështit ishte më i lartë në Amerikën e Veriut dhe në Evropë (më shumë se 4 racione bulmetrash në ditë) dhe më e ulët në Azinë Jugore, Kinë, Afrikë dhe në Azinë Jug-Lindore (më pak se 1 racion në ditë).
Analizat kanë treguar se, në krahasim me grupin që nuk përdorte produkte të qumështit, grupi që i konsumonte më shumë ato, ka shfaqur norma të përgjithshme më të ulëta të vdekshmërisë së përgjithshme (3.4%, përkundër 5.6%), vdekshmërisë jo kardiovaskulare (2.5%, përkundër 4%), vdekshmërisë kardiovaskulare (0.9% përkundër 1.6%), sëmundje kardiovaskulare maxhore (3.5% përkundër 4.9%) dhe iktus (1.2% përkundër 2.9%).
Përveç kësaj, një konsum më i lartë (2.9 racione) i bulmetrave të plota në ditë është i lidhur me normë më të ulët të përgjithshme të vdekshmërisë (3.3% krahasuar me 4.4%) dhe të sëmundjeve të mëdha kardiovaskulare (3.7% kundrejt 5, 0%), krahasuar me marrjen e më pak se 0,5 racioneve të bulmetrave të plota në ditë.
Krahasuar me asnjë konsum, një konsumim më i madh i qumështit dhe i kosit ka qenë gjithashtu i lidhur me normat më të ulëta të rezultatit të përbërë që kombinonte vdekshmërinë e përgjithshme dhe sëmundjet kardiovaskulare. Autorët përfundojnë se do të nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar se si e promovojnë produktet e qumështit shëndetin kardiovaskular.
Në një koment, Jimmy Chun Yu Louie (Universiteti i Hong Kongut) dhe Anna Rangan (Universiteti i Sidneit) thonë se është tepër herët për të ndryshuar udhëzimet dietike mbi bulmetrat dhe pajtohen me autorët e studimit në nevojën për studime të mëtejshme.
Lancet 2018.Doi: 10.1016/S0140-6736(18)31812-9
https://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(18)31812-9/fulltext
Lancet 2018. Doi: 10.1016/S0140-6736(18)31945-7
https://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(18)31945-7/fulltext