Ushqyerje

tet42018

Rishikimi Cochrane: Sa ndikojnë etiketat ushqimore në luftën kundër obezitetit?

Prania e etiketave me tregues të kalorive në menu ose pranë ushqimeve në restorante dhe pijeve në bare, mund të reduktojë konsumin e kalorive. Ky është rezultati i një rishikimi të literaturës, publikuar në "Cochrane Library".
"Studime të ndryshme kanë hetuar nëse vendosja e etiketave të ndryshme në ushqime apo te pijet jo alkolike mund të ketë një ndikim në blerjet apo konsumimin e tyre, por rezultatet kanë qenë kontradiktore. Kështu, kemi vendosur t'i rivlerësojmë rezultatet nëpërmjet një rishikimi sistematik", shpjegon Teresa Marteau (Universiteti i Kembrixhit, Mbretëri e Bashkuar), bashkautore e dokumentit. Kërkuesit kanë marrë në konsideratë vetëm studimet në të cilat etiketat paraqisnin informacione mbi përmbajtjen nutricionale ose kalorike të ushqimit dhe të pijeve, duke lënë pas dore ato që përmbanin logo, shenja kontrolli apo yje, ose ato që tregonin ushqime më të shëndetshme ose më pak të shëndetshme. Në analizë janë përfshirë 28 studime, nga të cilat, 11 kanë vlerësuar ndikimin e etiketës mbi blerjen dhe 17, ndikimin mbi konsumin.

Analiza e rezultateve të tri studimeve në të cilat etiketat u shtuan në menu, ose u vendosën pranë ushqimit, tregoi se, për një drekë tipike me një përmbajtje prej 600 kalorish, si një fetë pice dhe një pije, etiketimi ka qenë në gjendje të reduktojë përmbajtjen energjetike të ushqimit të blerë me rreth 8% (48 kalori), ndonëse pati defekte në kryerjen e studimeve.

Duke përdorur rezultatet e tetë studimeve në mjedise artificiale ose laboratorike, nuk ishte e mundur të tregohej me siguri nëse shtimi i etiketave mund të kishte ndikim në kaloritë e konsumuara. Megjithatë, kur u hoqën studimet me defekte të mundshme metodologjike, ato që mbetën treguan se kaloritë në etiketë mund të reduktonin kaloritë e konsumuara me rreth 12% për vakt.

"Përdorimi i etiketimit ushqimor mund të ndihmojë në zvogëlimin e konsumit kalorik dhe të ketë një ndikim të dobishëm, duke futur një gamë më të gjerë masash për të luftuar obezitetin. Megjithatë, do të nevojiten studime të mëtejshme për të përcaktuar më saktë se sa i madh do të jetë ky efekt", përfundojnë hulumtuesit.

 

Cochrane Database Syst Rev. 2018. doi: 10.1002/14651858.CD009315.pub2
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29482264


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC