Ushqyerje

shk52021

Etiketat ndihmojnë për zgjedhje të shëndetshme, por nuk duhet të jenë shumë të hollësishme

Disa informacione të pranishme në etiketat mbi paketimin e ushqimeve, mund t'i ndihmojnë konsumatorët të bëjnë zgjedhje të shëndetshme. Një shembull është simboli HCS (Healthier Choice Symbol: simboli i zgjedhjes më të shëndetshme), i cili, gjithsesi, nuk është e thënë se përmirëson marrjen e kalorive. Një grup studiuesish nga Singapori, testuan hipotezën që një etiketë shtesë që identifikon kaloritë për racion, ose ekuivalentin e aktivitetit fizik (PAE), mund të ndihmojë për shmangien e teprimit, por, siç ka dalë nga studimi i botuar në "Appetite", nuk është kështu.

"Me mbipeshën dhe sëmundjet kronike në rritje globalisht dhe në Singapor, është e rëndësishme të kuptohet se cili mesazh është më efektiv për t'i ndihmuar blerësit të zgjedhin dieta më të shëndetshme", tha autori kryesor, Eric Finkelstein (Shkolla Mjekësore Duke-NUS). Në studim, më shumë se 100 të rritur pritej të blinin produkte në dyqanin ushqimor në internet NUSMart tri herë, pra, në tre kushte të ndryshme: me praninë në produkte të: (1) asnjë etikete, (2) HCS ose (3) HCS dhe PAE.
Prania e HCS-së ka çuar në një rritje prej 5% në blerjen e ushqimit dhe pijeve që e kishin atë, duke demonstruar kështu që kjo etiketë ndikon në kërkesën e konsumatorit. Por, kur përveç HCS-së, kishte PAE, efekti u dobësua.
Kjo mund të burojë nga fakti që të dyja etiketat përqendrohen në aspekte nutricionale të ndryshme, ndonëse mbeten të lidhura me njëra-tjetrën. Në fakt, ndërsa HCS-ja tregon profilin nutricional të produktit, PAE-ja përqendrohet vetëm te kaloritë. "Studimi ynë tregon rëndësinë e mbajtjes së etiketimit të thjeshtë, në mënyrë që blerësit të mos ngatërrohen ose mbingarkohen me informacion", tha Finkelsteini. As HCS-ja e vetme dhe as dy etiketat e kombinuara nuk rezultoi se sillnin ndonjë ndryshim në numrin e kalorive për racion të blerë, ose ndryshime në njësitë e tjera të cilësisë së dietës. Së bashku me kolegët, autori planifikon të vlerësojë efikasitetin e etiketave të reja dhe opsioneve të tjera me platformën NUSMart, përfshirë aftësinë që blerësit të zgjedhin se cilat i konsiderojnë më të dobishme. Studiuesit besojnë se qeverisë nuk i mjafton një faktor për të përmirësuar cilësinë e dietës. Përkundrazi, një ndikim të rëndësishëm mund të kenë një sërë shtresimesh të kombinuara.

 

Appetite 2021. Doi: 10.1016/j.appet.2020.104997
https://doi.org/10.1016/j.appet.2020.104997


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC