Ushqyerje

mar252019

Ushqyerja me gji dhe barnat. Siguria e terapive për sëmundjet kronike intestinale

Shoqata Italiane e Gastro-Reumatologjisë mbështet sigurinë e ushqyerjes me gji te pacientet në terapi farmakologjike për sëmundjet kronike intestinale.

Ushqyerja me gji duhet të promovohet dhe favorizohet gjithmonë. Qumështi i nënës është ushqimi më i këshilluar për ushqyerjen e foshnjës, falë efekteve të tij pozitive mbi shëndetin dhe zhvillimin, prandaj Shoqata Ndërkombëtare e Pediatrisë e rekomandon si formën primare të ushqyerjes për 6 muajt e parë të jetës dhe si ushqim komplementar, deri në moshën 2-vjeçare.

Në Kongresin e 5-të Kombëtar të Shoqatës Italiane të Gastro-Reumatologjisë (SIGR), që u zhvillua në Romë, është mohuar frika se gratë e prekura nga sëmundjet inflamatore kronike intestinale (MICI) dhe patologjitë autoimune, me një normë incidence në rritje konstante si sëmundja Crohn apo nga koliti ulceroz, nuk i ushqejnë dot foshnjat me gji. Në Itali, të paktën 150.000 vetë vuajnë nga këto sëmundje dhe çdo vit llogariten rreth 20 raste të reja për çdo 100.000 vetë. Simptomat kryesore të këtyre sëmundjeve fillojnë nga diarreja kronike me dhimbje abdominale dhe krampe, temperaturë, gjendje dobësie, gjak në feçe, humbje në peshë me një përfshirje të mundshme edhe të organeve të tjera, me pasoja të konsiderueshme në jetën e përditshme të pacientëve. Marrja e barnave për kontrollin e sëmundjes shpesh nxit frikën se duhet ndërprerë ushqyerja me gji, për shkak të efekteve mbi shëndetin e fëmijës.

"Sot, këto sëmundje mbahen nën kontroll me një numër të ngushtë agjentësh që rregullojnë sistemin imunitar, me një efikasitet të ndryshueshëm nga njëri pacient te tjetri që megjithatë, mund të ezaurohet me kalimin e kohës", kujton dr. Roberto Lorenzetti, gastroenterolog (zëvendës president i Shoqatës Italiane të Gastro-Reumatologjisë).
 "Së fundmi, po bëhen përparime të rëndësishme me eksperimentet edhe në Itali, qoftë në laborator për sintezën e molekulave të reja, qoftë në studimet klinike, mbi përdorimin e barnave të reja biologjike aktive, në krahasim me citokinat e ndryshme që favorizojnë inflamacionin".
Sëmundja dhe terapia nuk duhet të konsiderohen një pengesë për mundësinë e ushqyerjes me gji.
"Në fakt, duhet thënë se duke qenë se sëmundjet inflamatore kronike intestinale kanë një dekurs kronik të përhershëm, me faza të heshtura dhe aktive të sëmundjes, ushqyerja me gji nuk lidhet me një shtim të riskut për përkeqësim të sëmundjes", paralajmëron Aurora Bortoli, gastroenterologe (Fondacioni IBD onlus Piemonte). Madje, janë të shumta të dhënat që mbështesin faktin se ushqyerja me gji mund të favorizojë pakësimin e përsëritjeve në periudhën post-partum. "Përkundrazi, thekson Bortoli, ndërprerja e terapisë gjatë ushqyerjes me gji mund të shkaktojë një përkeqësim (1) dhe duhet vlerësuar pra me kujdes, së bashku me specialistin". Risku që lidhet me marrjen e barnave nuk është i njëjtë gjatë shtatzënisë me atë gjatë ushqyerjes me gji. "Pavarësisht se një sasi modeste e barit mund të jetë e pranishme në qumështin e nënës, në fakt, kalimi nëpërmjet traktit intestinal të foshnjës dhe absorbimi i substancës e reduktojnë më tej sasinë, përgjithësisht me doza jo terapeutike, me mungesën e efektit negativ te foshnja."
Barnat më të përdorura në terapinë MICI, si: Salazopirina, Mesalazina dhe Azatioprina përputhen me ushqyerjen me gji, njësoj si barnat biologjike të tipit Infliximab, Adalimumab, Golimumab, Vedolizumab. Në fakt, iu duhet kushtuar vëmendje e veçantë këtyre barnave: Ciklosporine, Methotrexate dhe Micofenolato, që konsiderohen më në risk për foshnjën dhe duhen vlerësuar me kujdes nga ana e specialistit.

"Së fundmi, kortizonikët, përfundon Bortoli, mund të përdoren me siguri në dozën materne prej 40 mg/ditë, siç tregohet edhe në dokumentin e Konsensusit të Shoqatës Kanadeze të Gastroenterologjisë (2)."


Francesca De Vecchi

 

1 Kane S, Lemieux N . The role of breastfeeding in postpartum disease activity in women with inflammatory bowel disease. Am J Gastroenterol 2005;100:102-5;
2 Nguyen GC, Seow CH, Maxwell C, et al. IBD in Pregnancy Consensus Group, Canadian Association of Gastroenterology. The Toronto Consensus Statements for the Management of Inflammatory Bowel Disease in Pregnancy. Gastroenterology. 2016; 150(3): 734-757;


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC