Ushqyerje

qer32019

Ndryshimet e dietës mund të reduktojnë ndjeshëm barrën e kancerit. Studimi në SHBA

Në vitin 2015, më shumë se 80,000 raste të kancerit te të rriturit amerikanë, u lidhën me dietën jo optimale, sipas një studimi të publikuar online në "JNCI: Cancer Spectrum". "Dieta është një faktor i rëndësishëm rreziku për kancerin, por ajo mund të modifikohet me ndërhyrje të ndryshme. Vlerësimi i peshës së kancerit të lidhur me dietën mund të jetë i dobishëm për të kuptuar se cilat janë prioritetet për politikat nutricionale, në mënyrë që të zvogëlohet barra e sëmundjes në SHBA", shpjegon Fang Fang Zhang (Universiteti Tufts i Bostonit), autorja kryesore e studimit.

Hulumtuesit kanë vlerësuar më tej numrin vjetor dhe përqindjen e rasteve të reja të kancerit që i atribuohen marrjes jo të mirë të shtatë faktorëve dietikë, duke përdorur një model që përfshinte të dhënat përfaqësuese kombëtare mbi dietën ushqimore, incidencën kombëtare të kancerit dhe vlerësimet e bëra për lidhjen që ekziston mes dietës dhe rrezikut për kancer. Analiza e të dhënave ka treguar se një dietë jo optimale ishte përgjegjëse për 80,110 raste të reja të vlerësuara të kancerit, të cilat përfaqësojnë 5,2% të të gjitha rasteve të reja të kancerit në vitin 2015.

Prej tyre, 4.4% u atribuohen lidhjeve të drejtpërdrejta dhe 0.82%, lidhjeve të ndërmjetësuara nga obeziteti. Sa u përket llojeve të kancerit, kanceri kolorektal shfaqi numrin më të madh dhe përqindjen më të lartë të rasteve të lidhura me dietën (38.3%). Faktorë veçanërisht të rëndësishëm për të përcaktuar këtë skenar ishin konsumi i ulët i drithërave integrale (1.8%) dhe i produkteve të qumështit (1.2%) dhe konsumi i lartë i mishit të përpunuar (1.0%). Sidoqoftë, nga pikëpamja e karakteristikave anagrafike dhe demografike, pesha më e lartë për kancerin e lidhur me dietën u vërejt te meshkujt, veçanërisht tek ata me moshë mesatare 45-64 vjeç dhe në pakicat racore ose etnike (zezakët jo hispanikë, hispanikët dhe të tjerë) krahasuar me grupet e tjera të moshës, gjinisë, racës ose përkatësisë etnike.
"Rezultatet tona nënvizojnë nevojën për të zvogëluar barrën dhe pabarazinë e lidhur me kancerin në shtetet e Bashkimit Europian, duke përmirësuar marrjen e grupeve kryesore ushqimore dhe nutrientët që janë kyçë në popullatën amerikane", përfundojnë autorët.


JNCI Cancer Spectrum 2019. Doi: 10.1093/jncics/pkz034
https://doi.org/10.1093/jncics/pkz034


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC