Ushqyerje

qer172019

Shtimi i konsumit të mishit të kuq. Studimi i ri hedh dritë mbi rreziqet

Për ata që konsumojnë më shumë mish të kuq, mund të shtohet rreziku i vdekjes brenda një periudhe tetëvjeçare. Kjo është ajo që thonë autorët e një studimi të publikuar në "British Medical Journal". Ata kanë dashur të vlerësojnë lidhjen që ekziston midis ndryshimeve në konsumimin e këtij ushqimi dhe vdekshmërisë dhe se si zgjedhjet ushqimore mund të ndikojnë në këtë rrezik.

"Ky studim afatgjatë siguron dëshmi të mëtejshme se si reduktimi i konsumit të mishit të kuq, duke shtuar atë të ushqimeve të tjera proteinike ose drithërave dhe perimeve, mund të ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme. Për të përmirësuar shëndetin dhe gjithashtu, qëndrueshmërinë mjedisore, është e rëndësishme përshtatja e një stili diete mesdhetare ose e regjimeve të tjera që theksojnë rëndësinë e ushqimeve të shëndetshme bimore", shpjegon Frank Hu (Shkolla e Shëndetit Publik Chan, në Boston), autori kryesor i studimit.

Hulumtuesit kanë analizuar të dhëna nga dy studime kohorte perspektive në SHBA: Studimi i Shëndetit të Infermiereve dhe Studimi i Ndjekjes së Profesionistëve të Shëndetit, nga viti 1986 deri në vitin 2010 dhe kanë përfshirë në analizën e tyre, individë pa sëmundje kardiovaskulare ose kancer, në ekzaminimin bazë. Pjesëmarrësit raportuan në pyetësorët e administruar në bazë dhe më tej, çdo katër vjet, se me çfarë frekuence kishin ngrënë gjatë vitit të fundit një sasi standarde të ushqimeve të ndryshme dhe janë klasifikuar në kategori në bazë të ndryshimeve në konsumimin e mishit të kuq (i shtuar, i zvogëluar ose relativisht i pandryshuar).

Gjatë studimit kanë vdekur 14,019 vetë, kryesisht për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, sëmundjeve të frymëmarrjes dhe sëmundjeve neurodegjenerative. Analiza e të dhënave tregoi se rritja e konsumit të përgjithshëm të mishit të kuq në tetë vjet ishte shoqëruar me një vdekshmëri dukshëm më të lartë, në krahasim me "asnjë ndryshim në konsumin e mishit të kuq" gjatë tetë viteve të mëparshme, si për gratë, ashtu edhe për burrat.
Rritja e rrezikut të vdekjes ka qenë e kuantifikueshme me një rritje prej 10%, për shkak të rritjes së konsumit të mishit të kuq, deri në 3.5 racione në javë. Mishi i përpunuar ka qenë i lidhur me një rritje më të madhe të rrezikut të vdekjes, në krahasim me mishin e papërpunuar (13% në krahasim me 9%).
Përkundër faktit se reduktimi i konsumit të mishit të kuq (të përpunuar ose jo) prej së paku gjysmë racioni në ditë, nuk është shoqëruar me një ulje të rrezikut të vdekjes, vdekshmëria ka rënë ndjeshëm kur konsumimi i këtij ushqimi ka rënë, duke favorizuar më shumë alternativa të shëndetshme, si: peshqit, drithërat integrale, shpendët pa lëkurë, perimet, produktet e qumështit, vezët dhe bishtajoret.


BMJ 2019;365:l2110 | doi: 10.1136/bmj.l2110


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC