Ushqyerje

dhj102019

Mikrobet intestinale të njeriut, i bëjnë më të shëndetshme ushqimet e transformuara

Konsumimi i ushqimeve të përpunuara, përfshirë bukën, drithërat dhe pijet joalkoolike është i lidhur me efekte negative në shëndet, të tilla si rezistenca ndaj insulinës dhe mbipesha. Në një artikull të botuar në revistën "Cell Host & Microbe", studiuesit e koordinuar nga Jeffrey Gordon (Departamenti i Imunologjisë në Universitetin e Uashingtonit, Shën Louis), identifikuan një shtam specifik bakterial intestinal që prish fruktoselisinën (fructoselysine), duke e shndërruar atë në një produkt të padëmshëm.

Fruktoselisina i përket një klase të substancave kimike të prodhuara nga reaksioni i Maillardit, të cilat formohen gjatë përpunimit të ushqimit dhe disa nga këto kanë qenë të lidhura me efekte të dëmshme për shëndetin. "Ky studim bën një panoramë më të thelluar mbi mënyrën se si përbërësit e dietave moderne metabolizohen nga mikrobet e zorrëve, përfshirë edhe ndarjen e përbërësve potencialisht të dëmshëm", thotë studiuesi, duke theksuar se substanca është e zakonshme në ushqimet e përpunuara, përfshirë qumështin ultra të pasterizuar, makaronat, çokollatën dhe drithërat. Sasi të larta të kësaj përbërjeje dhe të substancave kimike të ngjashme në gjak kanë qenë të lidhura me sëmundje tipike të pleqërisë, siç janë diabeti dhe ateroskleroza.
"Njohuritë që dolën nga ky studim, mund të jenë të dobishme për të zhvilluar ushqime më të shëndetshme dhe më të ushqyeshme, si dhe për të hartuar strategji të mundshme për identifikimin dhe shfrytëzimin e llojeve të caktuara të baktereve intestinale, që janë në gjendje t'i shndërrojnë substancat kimike potencialisht të dëmshme, në substanca të padëmshme", thotë Gordoni, duke shpjeguar se këto të dhëna mund të na ndihmojnë të dallojmë konsumatorët, mikrobet e zorrëve të të cilëve janë të ndjeshme ose rezistente ndaj efekteve të disa substancave të marra me ushqime të përpunuara.

"Janë të nevojshme studime të ardhshme për të identifikuar dhe shfrytëzuar aftësitë specifike të mikrobeve të veçanta për të pastruar substancat kimike potencialisht të dëmshme të prodhuara gjatë llojeve të caktuara të prodhimit ushqimor", përfundon ai.

 

Cell Host Microbe. 2019. Doi: 10.1016/j.chom.2019.09.00
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31585844


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC