Ushqyerje

shk102020

Arrat mbrojnë intestinin dhe reduktojnë rrezikun për kardiopati

Në një studim me përzgjedhje rastësore, i kontrolluar, i sapobotuar në "Journal of Nutrition", autorja kryesore, Alyssa Tindall (Departamenti i Shkencave Ushqimore në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë), tregon se konsumimi i një sasie të caktuar arrash në ditë si pjesë e një diete të shëndetshme, shoqërohet me shtimin e disa baktereve të mikrobiotës, që përmirësojnë shëndetin intestinal dhe reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

"Studimet e mëparshme kanë treguar se përmirësimet e vogla në dietë sjellin përfitime të mëdha shëndetësore. Ngrënia e 50-80 gramëve arra në ditë si pjesë e një diete të shëndetshme, mund të jetë një mënyrë e mirë për të përmirësuar shëndetin e intestinit dhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës", shkruajnë studiuesit që rekrutuan 42 pjesëmarrës, 30-65 vjeç, obezë ose në mbipeshë duke i vënë ata fillimisht në një dietë mesatare amerikane për dy javë, pastaj duke i përzgjedhur në mënyrë rastësore për të ndjekur njërën nga tre dietat në studim: e para përfshinte arra të plota, e dyta nuk përmbante arra, por të njëjtën sasi të acidit alfa-linolenik (ALA) dhe acide të tjera yndyrore. Edhe e fundit ishte gjithashtu pa arra dhe acidi alfa-linolenik oleik u zëvendësua nga acidi oleik.

Të trija dietat janë ndjekur për gjashtë javë. Për të analizuar bakteret intestinale, studiuesit mblodhën mostra fekale 72 orë para përfundimit të dietës fillestare amerikane dhe të secilës nga tri dietat e studiuara. "Të dhënat e mbledhura tregojnë se dieta e pasur me arra rrit numrin e baktereve intestinale, përfshirë roseburian, e lidhur me mbrojtjen e veshjes intestinale", shpjegon Tindalli, duke specifikuar që pas dietës me bazë arrash, është vërejtur gjithashtu një lidhje e konsiderueshme midis ndryshimeve në mikrobiotën intestinale dhe uljes së rrezikut për sëmundje të zemrës. "Këto rezultate hapin rrugën për studime të ardhshme mbi rolin mbrojtës të arrave", përfundojnë autorët.


J Nutr. 2019. doi: 10.1093/jn/nxz289
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31848609


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC