Ushqyerje

jan92020

Detoksikimi pas festave. Si të gjesh ekuilibrin për t'u rikthyer në formë

Gjatë festave të fundvitit, për shkak të traditës dhe mjedisit festiv, edhe ata më të kujdesshmit e kanë tepruar paksa, pa folur për ata që kanë patur çekuilibrime të mirëfillta ushqimore.

 

Muaji i parë i vitit, hapet kështu me qëllimin e pashmangshëm për t'u rikthyer në formë. Ne nuk duam të flasim për një dietë detoksifikuese ose pastruese të mirëfilltë, sepse tema në vetvete meriton një kornizë krejtësisht të ndryshme. Ideja është që të diskutojmë mbi një dietë të përgjithshme, që e pastron trupin nga toksinat (që përdoret edhe nëse, njëkohësisht, duam të biem në peshë), ndonëse ka ende pak prova klinike mbi ekzistencën e ushqimeve të pagabueshme pastruese. Por, përveç rasteve me nevoja të veçanta dietike, që vlerësohen nga specialistët, nuk duket se në përgjithësi trupi ka nevojë për dieta të rënda, pasi mëlçia, veshkat dhe sistemi gastrointestinal kanë sistemet e tyre për çlirimin e trupit çdo ditë nga mbeturinat metabolike.
Sidoqoftë, duhen marrë në konsideratë çështje të përgjithshme dhe duhen ndjekur sjellje të caktuara nëse ndjeni nevojën për të rigjetur një mirëqenie të përgjithshme, pavarësisht muajit të kaluar.

Hapi i parë është fokusimi në konsumimin e ushqimeve integrale (makarona e oriz; duke iu lënë hapësirë më së shumi drithërave kryesore), jo shumë të përpunuara dhe konsumimi i mjaftueshëm i ujit, i cili do të ndihmojë dhe të favorizojë proceset natyrale të pastrimit.
Në këtë linjë veprimi duhen bërë zgjedhje të ndryshme dietike që synojnë të mbështesin punën e organeve më të përfshira në proceset e pastrimit dhe mund të kenë vuajtur nga drekat e darkat e pasura që ofron tradita e kuzhinës, por shpesh të konsumuara në një seancë të vetme.

Nëse kanë mbizotëruar ushqimet e pasura me acide yndyrore të ngopura (mish, djathë, sallam dhe erëza), kripë, ushqime të skuqura, alkool dhe sheqerna të thjeshta të marra përmes ëmbëlsirave të parezistueshme, duhet t'i ktheheni menjëherë një diete të ekuilibruar dhe të larmishme, të pasur me fibra, perime të freskëta, vitamina dhe yndyrna të pangopura. Në veçanti, për mëlçinë, përveç kufizimit të alkoolit dhe kafeinës sa më shumë të jetë e mundur, preferohen ushqime bimore, veçanërisht ato që stimulojnë sekretimin biliar (përmes të cilit mbeturinat largohen nga trupi). Kjo do të ketë gjithashtu një efekt pozitiv në zorrë për shkak të pranisë së fibrave dhe ushqimeve të freskëta që ndihmojnë në rifitimin dhe ruajtjen e funksionalitetit, si dhe në ekuilibrimin e florës intestinale.

Prandaj, duhen përdorur ushqimeve që përmbajnë substanca ndihmëse dhe me veprim hepato mbrojtës, siç janë: angjinaret, qumështorja, brokoli, lakra, lulelakra, si dhe shumë sallata të cilat karakterizohen nga një shije e hidhur, të tilla si radhiqja, çikorja. Për të mbështetur metabolizmin lipidik të mëlçisë është mirë të siguroheni se po merrni sa duhet omega 3, duke konsumuar peshk, sipas skemës më klasike të rekomanduar nga dieta mesdhetare: salmon, skumbri, sardele. Pastaj, fruta të freskëta për marrjen e vitaminave, mineralev dhe përbërjeve antioksiduese.

Së fundi, për veshkat është mirë të rivendosni marrjen e duhur të proteinave (pasi ato përfshihen në asgjësimin e përbërjeve të azotit), të kufizoni kripën (kushtojuni vëmendje të veçantë salsiçeve, sallameve dhe ushqimeve të konservuara) dhe të hidratoheni si duhet duke pirë rregullisht ujë, lëngje frutash e perimesh dhe çajra bimorë (këto të fundit, pa dyshim, të paëmbëlsuara)


Francesca De Vecchi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC