Ushqyerje

qer192020

Konsumimi i fibrave pak të përpunuara i ndihmon pacientët me diabet të jetojnë më mirë

Konsumimi i fibrave mund të përmirësojë kontrollin e diabetit dhe jetëgjatësinë te pacientët me sëmundjen e diabetit, sipas dy studimeve të reja të publikuara nga një grup pune i Universitetit të Otagos.
Studimi i parë, një përmbledhje e botuar në "Plos Medicine", përdori të dhënat e mbledhura nga 8.300 të rritur me diabet të tipit 1 ose 2 dhe vlerësoi uljen e vdekshmërisë së parakohshme tek ata që konsumuan më shumë fibra. "Krahasuar me mesataren e Zelandës së Re prej 19 gramë fibrash në ditë, ata që konsumojnë 35 gramë në ditë, kanë 35% më pak rrezik për të vdekur herët", thotë Andrevv Reynolds, autori kryesor i studimit. Ekipi i hulumtimit analizoi gjithashtu 42 studime me 1.789 pjesëmarrës në të cilët të rriturit me prediabet, diabet të tipit 1 ose 2 konsumuan më shumë fibra dhe drithëra të plota për të paktën gjashtë javë dhe vëzhguan përmirësime të vazhdueshme në kontrollin e sheqerit në gjak, në nivelet e kolesterolit dhe në rënien në peshë.

Në studimin e dytë, të botuar në "Diabetes Care", studiuesit zbuluan se është e vërtetë që drithërat e plota janë një burim i rëndësishëm i fibrave, por përfitimet e tyre mund të dobësohen nëse ato iu nënshtrohen proceseve përpunuese. Reynoldsi, një nga autorët e studimit dhe ekipi i tij kryen një studim mbi të rriturit me diabet të tipit 2 për të vlerësuar efektet që ka përpunimi ushqimit në përfitimet e marra nga drithërat integrale. Pjesëmarrësit hëngrën ushqime integrale të përpunuara minimalisht, siç janë tërshëra integrale dhe buka me drithëra me copa të mëdha për dy javë, më pas ushqime integrale më të përpunuara, të tilla si tërshëra që gatuhet në çast dhe buka integrale e përpunuar shumë, edhe për dy javë të tjera. Rezultatet treguan një përmirësim në nivelet e glukozës post-prandiale dhe reduktim të glukozës në gjak gjatë ditës kur pjesëmarrësit konsumuan drithëra të përpunuara vetëm minimalisht.
Sipas studiuesve, këto dy studime, së bashku me hulumtimet e mëparshme, konfirmojnë se zgjedhja e ushqimeve me përmbajtje të lartë fibrash, si drithërat, frutat e plota, perimet me gjethe jeshile të errët ose bishtajoret është e mirë për të gjithë dhe është e rëndësishme për menaxhimin e sëmundjeve të tilla si diabeti i tipit 1 ose 2.

 

Plos Medicine 2020. Doi: 10.1371/journal.pmed.1003053
https://dx.doi.org/10.1371/journal.pmed.1003053

Diabetes Care 2020. Doi: 10.2337/dc20-0263
https://dx.doi.org/10.2337/dc20-0263


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC