Ushqyerje

sht22020

Parandalimi i kancerit. Ushtrime fizike, jo alkool dhe më pak mish të kuq e të përpunuar. Përditësohen udhëzimet

Shoqata Amerikane e Kancerit (ACS), në përditësimin e udhëzimeve të saj mbi parandalimin e kancerit, botuar në "Ca: A Cancer Journal for Clinician", shpjegon se do të ishte më mirë që pijet alkoolike të eliminohen tërësisht. "Në udhëzimet e mëparshme thuhej se ata që konsumonin pije alkoolike nuk duhet të konsumonin më shumë se një pije në ditë për gratë ose dy në ditë, për burrat. Ky tregues është ende në fuqi, por bazuar në provat më të fundit, ne kemi shtuar këtë shënim në të cilin është bërë e qartë se do të ishte më mirë të shmanget pirja e tyre", shpjegon Cheryl Rock (Universiteti i Kalifornisë San Diego), autori kryesor i punimit.

Udhëzimet, të rishikuara për herë të parë që në vitin 2012, vënë theksin edhe në uljen e konsumit të mishit të kuq e të përpunuar dhe ushqimeve shumë të përpunuara, si dhe në shtimin e aktivitetit fizik. Rekomandimet inkurajojnë të rriturit të merren me aktivitet fizik me intensitet të moderuar për 150-300 minuta çdo javë, ose aktivitet fizik me intensitet të lartë për 75-150 minuta, ose aktivitet fizik në një kombinim të barasvlershëm. Do të ishte optimale të arrihet ose të tejkalohet kufiri i sipërm prej 300 minutash. ACS-ja ka theksuar rëndësinë e reduktimit të konsumit të mishit të kuq dhe të përpunuar. Sipas dokumentit, një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë një larmi perimesh në ngjyrë jeshile të errët, të kuqe dhe portokalli, bishtajore të pasura me fibra, fruta me ngjyra të ndryshme dhe drithëra. Ama, duhen shmangur pijet e ëmbëlsuara me sheqer, ushqimet shumë të përpunuara dhe produktet që kanë në bazë drithëra të rafinuara. Këto rekomandime dietike pasqyrojnë zhvendosjen nga një qasje reduktuese ose të përqendruar te nutrientët, te një qasje më holistike dhe të bazuar në modele dietike. Në fakt, në vend që të përqendrohemi në nutrientët e veçantë dhe në përbërjet bioaktive, udhëzimet e reja janë më në përputhje me realitetin: shikohet se si hanë njerëzit në të vërtetë.

ACS-ja bën thirrje për përfshirje të komunitetit për të ndihmuar arritjen e këtyre qëllimeve. Organizatat publike, private dhe komunitare duhet të punojnë së bashku në nivele kombëtare, shtetërore dhe lokale për të zhvilluar, mbështetur dhe zbatuar ndryshime politike dhe të mjedisit, që shtojnë qasjen në elementet ushqyese, ofrojnë mundësi të sigurta, argëtuese e të arritshme për aktivitet fizik dhe kufizojnë konsumin e alkoolit për të gjithë individët", përfundon dokumenti.


Ca: A Cancer Journal for Clinician 2020. Doi: 10.3322/caac.21591
https://doi.org/10.3322/caac.21591


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC