Ushqyerje

pri132021

Kafeja jeshile. Nga rënia në peshë, te tensioni i lartë i gjakut. Përdorimet e shumta të farës së papjekur

Nga kafeja nuk merret vetëm pija e nxehtë dhe energjike, tipike për shumë momente të ditës sonë. Në fakt, në jetën e përditshme mund të përdoren edhe farat e papjekura të bimës. E ashtuquajtura "kafe jeshile" nuk është gjë tjetër përveç farës së thatë, por jo të pjekur të Coffea arabica-s. Duke humbur shumë nga vetitë aromatike që i janë dhënë nga pjekja, kjo lloj kafeje është veçanërisht e pasur me një molekulë të quajtur "acid klorogjenik", që është përgjegjës për vetitë terapeutike të farës. Ekstrakti i kafesë jeshile, përveçse për rënien në peshë, studiohet për kontrollin e presionit të lartë të gjakut, për ngadalësimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe për luftimin e infeksioneve bakteriale.

 

Vetitë terapeutike të kafesë së papjekur

Sa i përket rënies në peshë, acidi klorogjenik mendohet se funksionon duke rregulluar metabolizmin e karbohidrateve në trup. In vitro, është treguar se ata janë frenues të një prodhimi të tepërt të enzimave á-glukozidazë dhe glukozë-6-fosfatazë, të cilat aktivizojnë shndërrimin e jo karbohidrateve dhe glukogjenit në glukozë, duke sugjeruar modifikimin nga ana e saj të përthithjes së glukozës në zorrë. Glukoza lëshohet në gjak, bartet në muskuj dhe pjesa e tepërt akumulohet në molekulat e yndyrës.
Bazuar në këtë mekanizëm të veprimit, disa studime tregojnë një rënie të rrezikut për diabet të tipit 2. Janë të njohura tashmë derivatet e acidit klorogjenik që janë antioksidantë dhe agjentë hipoglicemikë. Duket gjithashtu se kanë edhe një aktivitet lipolitik: një studim i vitit 2014 vlerësoi efektet e përqendrimeve të ndryshme të një ekstrakti të farave të gjelbra pa kafeinë të pasuruar me acid klorogjenik në çlirimin e acideve yndyrore të lira nga adipocitet njerëzore, pas ekspozimit afatshkurtër (2 orë) dhe afatgjatë (192 orë). Rezultatet treguan se megjithëse aktiviteti lipolitik i vëzhguar pas inkubacionit afatshkurtër mund të lidhej provizorisht me gjurmët e mbetura të kafeinës në mostër, ekspozimi afatgjatë tregoi qartë efektet e acidit klorogjenik në çlirimin e acideve yndyrore të lira dhe ky efekt nuk vinte për shkak të kafeinës.

Polifenolet e kafes, duket se kanë një efekt të dobishëm edhe në tropizmin kutan. Në veçanti, duke administruar një pije që përmban 270 mg/100 ml polifenole kafeje, pjesëmarrësit në studim vunë re një përmirësim në hidratimin e lëkurës, rënie të humbjes së ujit transepidermal dhe shtim në reaktivitetin e fluksit të gjaku në lëkurë gjatë ngrohjes lokale. Përveç kësaj, sasia e acideve yndyrore të lira dhe acidit laktik në shtresën korneale, u rrit ndjeshëm.

 

Ul tensionin e gjakut

Përkundër efektit që i atribuohet kafesë së pjekur, kafeja jeshile duket se ul tensionin e gjakut: në një studim japonez, 140mg acid klorogjenik në ditë për 12 javë uli presionin sistolik të gjakut nga 5 në 10mmHg dhe atë diastolik, midis 3 dhe 7mmHg. Nga perspektiva e sigurisë, kafeja jeshile konsiderohet e sigurt, me doza deri në 480mg në ditë për 12 javë. Kushtojini vëmendje përmbajtjes së mbetur të kafeinës e cila gjithashtu mund të gjendet në ekstrakte pa kafeinë dhe e cila është përgjegjëse për efekte të tilla anësore, si: pagjumësia, nervozizmi, dhimbja e stomakut dhe të përzierat në subjektet e predispozuara. Një aspekt që duhet të merret në konsideratë dhe që rrjedh nga studimi 2018 in vivo i Abbass-it është reduktimi i mundshëm i përmbajtjes së kalciumit alveolar me rritjen e sekretimit të tij urinar, pas administrimit të zgjatur të ekstrakteve të kafesë jeshile te minjtë.


Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

Burimi:
Nutrients. 2019 Jul 16;11(7). pii: E1617. doi: 10.3390/nu11071617. Phytother Res. 2014
Jun;28(6):946-8. doi: 10.1002/ptr.5085. Epub 2013 Dec 12. Biosci Biotechnol Biochem. 2017 Sep;81(9):1814-1822. doi: 10.1080/09168451.2017.1345614. Epub 2017 Jul 4. Dent Med Probl. Apr-Jun 2018;55(2):125-131.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC