Ushqyerje

maj192021

Sa më i lartë të jetë konsumimi i kërpudhave, aq më i ulët është rreziku për kancer

Sipas një studimi të kohëve të fundit, konsumi i lartë i kërpudhave lidhet me një rrezik më të ulët për kancer dhe veçanërisht me rrezik më të ulët për kancer të gjirit. "Kërpudhat janë burimi më i rëndësishëm dietik i ergothioneinës, që është një antioksidant dhe mbrojtës qelizor i jashtëzakonshëm dhe i fuqishëm", shpjegoi Djibril M. Ba (Penn State College of Medicine, SHBA), autori kryesor i studimit të publikuar në "Advances in Nutrition". "Marrja e antioksidantëve mund të ndihmojë në mbrojtjen nga stresi oksidativ dhe uljen e rrezikut për kancer", vazhdoi studiuesi.

Në mënyrë të veçantë, Ba dhe kolegët e tij kryen një përmbledhje sistematike dhe metaanalizë të studimeve të botuara në periudhën 1966-2020, që kishin të bënin me konsumin e kërpudhave dhe rrezikun e kancerit. Kështu, nga analiza e 17 studimeve vëzhguese dhe të dhënave nga mbi 19,500 pacientë onkologjikë, doli se një konsum më i madh i kërpudhave ishte i lidhur me një rrezik më të ulët për kancer. Krahasuar me individët që nuk hanin kërpudha, ata që konsumuan 18 gramë në ditë, kishin një rrezik 45% më të ulët për kancer. Konsumi më i lartë i kërpudhave u lidh gjithashtu me një rrezik më të ulët për kancer të gjirit dhe kancere të tjera.
Duke shqyrtuar më tej lloje të ndryshme të kancerit, u zbulua se lidhja mbeti e rëndësishme vetëm për kancerin e gjirit. Për autorët, kjo mund të vijë për shkak të faktit se vetëm pak studime ishin kryer mbi lloje të kancerit të ndryshme nga kanceri i gjirit. Prandaj, për autorët, lidhja e vërejtur midis një konsumi të lartë të kërpudhave dhe rrezikut më të ulët për kancer dhe veçanërisht për atë të gjirit, mund të tregojë një rol të mundshëm mbrojtës të kërpudhave. Puna kërkimore e kryer nga Ba dhe bashkëpunëtorët mund të jetë kështu e dobishme për studimin e mëtejshëm të efekteve mbrojtëse të kërpudhave dhe për përcaktimin e dietave më të shëndetshme që mund të parandalojnë kancerin.
"Të marra së bashku, këto rezultate japin prova të rëndësishme të efekteve mbrojtëse të kërpudhave kundër kancerit", tha John Richie, nënshkruesi i fundit i studimit, i cili tregon se duhen më shumë kërkime mbi këtë temë për të qenë në gjendje të identifikojnë mekanizmat e përfshirë dhe cilat janë tumoret që mund të ndikohen.

 

Advances in Nutrition, 2021. DOI: 10.1093/advances/nmab015
https://doi.org/10.1093/advances/nmab015


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC