Ushqyerje

shk242022

Kafeina. Efektet mbrojtëse në sistemin kardiovaskular dhe sasitë efektive

Një ekip studiuesish kanadezë ka zbuluar se si ndërvepron kafeina (si pije, apo si suplement) me faktorët kyç qelizorë për të hequr kolesterolin nga qarkullimi i gjakut...

 

Konsumi i kafeinës te një i rritur varion mesatarisht nga 400 deri në 600 mg në ditë, rreth dy deri në tre filxhanë kafeje. Studime të shumta tregojnë se konsumatorët e kësaj sasie kafeine kanë një rrezik të reduktuar për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare, por prej kohësh, nuk ka pasur një shpjegim biokimik për këtë fenomen.

 

Kafeina modifikon aktivizimin e gjeneve specifike

Në një studim të fundit, të botuar në revistën Nature Communications, studiuesit kanadezë zbuluan se kafeina është përgjegjëse për aktivizimin e një efekti kaskadë që në fund ul kolesterolin LDL në gjak, të ashtuquajturin kolesterol "të keq". Në veçanti, kafeina rrit nivelet e Ca2+ në retikulumin endoplazmatik hepatik (ER) duke bllokuar aktivizimin transkriptues të proteinës që lidh elementët rrregullatorë me sterolet 2 (SREBP2), përgjegjëse për rregullimin e PCSK9-tës. Duke zbutur nivelet e PCK9-tës në gjak, ka një shprehje më të madhe të receptorit LDL të vendosur në sipërfaqen e mëlçisë dhe një pastrim më të madh të kolesterolit LDL.
"Këto gjetje kanë implikime të gjera pasi e lidhin kafeinën e konsumuar gjerësisht me metabolizmin e kolesterolit në nivel molekular", tha Richard Austin, autor i studimit dhe profesor në Departamentin e Mjekësisë të Universitetit McMaster. "Ky zbulim ishte krejtësisht i papritur dhe tregon se ushqimet dhe pijet e zakonshme kanë efekte shumë më komplekse sesa mendojmë.

 

Nutraceutikët e rinj mund të zbusin rrezikun kardiovaskular

Ekipi zhvilloi derivate të reja të kafeinës që mund të ulin nivelet hematike të PCSK9-ës, me një fuqi më të madhe se kafeina, duke hapur mundësinë e nutraceutikëve të rinj që janë në gjendje të reduktojnë kolesterolin LDL dhe të zbusin rrezikun kardiovaskular.

 

Dr. Paolo Levantino
Farmacist klinik dhe gazetar shkencor

Burime:
Nat Commun 13, 770 (2022). https://doi.org/10.1038/s41467-022-28240-9


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC