Ushqyerje

maj22023

Dieta mesdhetare më e gjelbër përmirëson ngurtësinë aortike proksimale

Dieta tradicionale mesdhetare më e gjelbër, me më shumë polifenole dietike dhe më pak mish të kuq dhe mish të përpunuar, përmirëson ngurtësinë aortike proksimale (PAS), një shënjuese e plakjes vaskulare dhe rritjes së rrezikut kardiovaskular, sipas një analize eksploruese post hoc të sudimit klinik me përzgjedhje rastësore DIRECT-PLUS, të botuar në "Journal of the American College of Cardiology".

"Deri më sot, asnjë strategji dietike nuk ka treguar se ndikon në fiziologjinë e plakjes së enëve të gjakut. Grupi ynë i kërkimit ishte i pari që prezantoi konceptin e një diete mesdhetare më të gjelbër me përmbajtje të lartë polifenolesh", shpjegon autorja kryesore e studimit Iris Shai nga Universiteti Ben-Gurion i Negevit, Beer-Sheva, Izrael.

Studiuesit analizuan të dhënat e 281 pjesëmarrësve të studimit origjinal, të cilët pasi kryen matjet për PAS-ën në nisje të studimit, u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të ndjekur një nga tre llojet e dietasve: dietën mesdhetare të gjelbër, dietën tradicionale mesdhetare dhe dietën e bazuar në udhëzimet për ushqyerjen e shëndetshme.

Ekspertët vunë re se rritja e ngurtësisë aortike proksimale lidhej me plakjen, hipertensionin, dislipideminë, diabetin dhe adipozitetin visceral. Pas 18 muajsh ndërhyrje, të gjitha grupet treguan ulje të ndjeshme të PAS-it: -0,05 m/s (4,8%) grupi që ndoqi dietën standarde të shëndetshme, -0,08 m/s (7,3%) grupi që ndoqi dietën tradicionale mesdhetare dhe -0,15 (15%) grupi që ndoqi dietën mesdhetare të gjelbër.

Në analizën multivariate, u vu re se njerëzit që ndoqën dietën mesdhetare më të gjelbër pësuan reduktim më të madh të ngurtësisë aortike proksimale krahasuar me ata që ndoqën dietën e shëndetshme dhe dietën klasike mesdhetare.

Studiuesit theksojnë se DIRECT-PLUS kishte pika të shumta fundore dhe se kjo analizë eksploruese post hoc mund të jetë e ndjeshme ndaj gabimit statistikor të tipit I dhe duhet të konsiderohet vetëm si "gjenerues i hipotezave".

"Ne vumë se pavarësisht nga rënia në peshë, dieta mesdhetare më e gjelbër regresoi PAS-ën me 15%, dieta tradicionale mesdhetare me 7,3%, dhe dieta e bazuar në udhëzimet për ushqyerjen e shëndetshme me 4,8%", përfundojnë autorët.

 

JACC 2023. Doi: 10.1016/j.jacc.2023.02.032
https://doi.org/10.1016/j.jacc.2023.02.032


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC