qer132014
Mylan: angazhim i gjerë në luftën kundër HIV /AIDS
Mylan Inc, industri farmaceutike për prodhimin e barnave xhenerike, vazhdon luftën kundër infeksionit me HIV dhe AIDS nëpërmjet zhvillimit të vazhdueshëm të një portofoli të gjerë barnash xhenerike antivirale (ARV) në Europë. Në Itali kjo kompani është lider për tregun e ARV-xhenerike nëpërmjet: lamivudinë 150 mg dhe 300 mg (Epivir); lamivudinë/zidovudinë 150/300 (Combivir ); efavirenz 600 mg (Sustiva , Stocrin). Cinzia Falasco Volpin, administratore e deleguar e Mylan Italia nënvizoi se "Ndihemi krenar që jemi të parët në tregun e barnave xhenerike anti-retrovirale, në ofrimin e shërbimeve të përgjithshme për HIV me një portofol të gjerë barnash antivirale. Mylan rreth një vit më parë ka nxjerrë në treg drogën e saj të parë antivirale dhe shpreson të vazhdojë të jetë lider në industri". Angazhimi i kompanisë nuk kufizohet vetëm me barna, Mylan në fakt mbështet prej disa vitesh "Ndihma për fëmijët", një nga fondacionet më të rëndësishme italiane në favor të fëmijëve me nëna HIV-pozitiv. Ndër projektet e mbështetura është dhe "qumësht dhe ushqim për fëmijë në Guinea-Bissau", për të parandaluar transmetimin e HIV-it gjatë ushqyerjes me gji.